Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se 127 motokultivatorë janë shpërndarë për bujqit e qytetit.
Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi.
“Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë productive”, thuhet në një njoftim.