TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MMPHI jep sqarime pasi shpalli të kundërligjshëm vendimin për strehën e qenve endacakë në Prishtinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
MMPHI jep sqarime pasi shpalli të kundërligjshëm vendimin për strehën e qenve endacakë në Prishtinë

Pas këtyre reagimeve, MMPHI ka dalë sot me një sqarim me ç’rast ka thënë ndër të tjerash se ky vendim duhet të jetë i bazuar në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj, përcjell teve1.info

Tutje, kjo Ministri ka thënë se do ta trajtojnë këtë çështje me prioritet, pavarësisht që, siç thonë ata, ka qëllime tendencioze që kësaj çështjeje t’i jepet kahje tjetër.

“Pavarësisht qëllimeve tendencioze që kësaj çështje ti jepet një kahje tjetër, MMPHI me qëllim të mbrojtjes së jetës se njeriut por edhe të kafshëve dhe zgjidhjes se kësaj çështje, ju sigurojmë se do të trajtojmë këtë çështje me prioritet duke e vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të përmirësuar nga Komuna sipas rekomandimeve të dhëna nga MMPHI. MMPHI përkatësisht Departmenti Ligjor, do të japim ekspertizën tonë profesionale nëse është e nevojshme dhe nëse kërkohet nga Komuna, por në asnjë mënyrë pavarësisht dëshirës që të gjejmë zgjidhje rreth kësaj çështje, nuk do të japim një rekomandim i cili bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim./ Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

(MMPHI) është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Vendimit për caktimin e lokacionin te pronës se paluajtshme të Komunës së Prishtinës për strehimin e kafshëve, me ç ‘rast edhe ka shprehur gatishmërinë të jap sqarime rreth vlerësimit te ligjshmërisë së vendimit për caktimin e lokacionit të pronës së paluajtshme te Komunës së Prishtinës për strehimin e kafshëve dhe ka kërkuar rishqyrtimin e këtij vendimi sepse ky vendim është hartuar në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

1. Hyrja e vendimit nuk është e bazuar në Ligjin Nr. 04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor; – një Vendim është i paligjshëm nëse në preambulë nuk përmban bazën ligjore mbi te cilën ka buruar e drejta që të nxjerrët një vendim.

2. Duhet të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi; – në vendimin e Komunës nuk specifikohet se lokacioni i planifikuar për çfarë lloji të destinimit është i paraparë.

3. Vendimi duhet të jetë i bazuar në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj; – asnjë ndërtim/destinacion nuk lejohet nëse nuk parashihet me dokumentet e planifikimit të cilat janë në fuqi.

4. Nuk lejohet destinim tjetër apo shfrytëzueshmëri tjetër nga ajo që është e paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor, pjesën tekstuale dhe grafike në fuqi sipas Ligjit Nr.04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor; – Edhe pse në vendimin e komunës nuk është specifikuar lloji i strehimit se si do të bëhet përmes rrethojës, ndërtimit të ndonjë objekti apo specifika tjera të nevojshme për kategorizim është sugjeruar që të merret parasysh se destinim tjetër apo shfrytëzueshmëri tjetër nga ajo që është e paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor nuk lejohet.
MMPHI ka kërkuar nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, që të ndërmarrin veprime konkrete që aktin e komunës t’a harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi, brenda 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës për rishqyrtim të aktit.

Pavarësisht qëllimeve tendencioze që kësaj çështje ti jepet një kahje tjetër, MMPHI me qëllim të mbrojtjes së jetës se njeriut por edhe të kafshëve dhe zgjidhjes se kësaj çështje, ju sigurojmë se do të trajtojmë këtë çështje me prioritet duke e vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të përmirësuar nga Komuna sipas rekomandimeve të dhëna nga MMPHI.

MMPHI përkatësisht Departmenti Ligjor, do të japim ekspertizën tonë profesionale nëse është e nevojshme dhe nëse kërkohet nga Komuna, por në asnjë mënyrë pavarësisht dëshirës që të gjejmë zgjidhje rreth kësaj çështje, nuk do të japim një rekomandim i cili bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën