TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bojkoti i marrëveshjeve nga Opozita vlerësohet se po i shkakton dëm vendit

Tash e disa muaj në Kuvendin e Kosovës nga opozita po bojkotohen marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Instituti Kosovar për Drejtësi vlerësojnë se kjo u bë pas arrogancës së Qeverisë, derisa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se me këto veprime opozita po i shkakton dëm vendit.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Opozita kritikon Qeverinë për degradim të shëndetësisë

Shumë projektligje për marrëveshje ndërkombëtare nuk po gjejnë përkrahje në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për shkak se nevojiten 2/3 e votave dhe kështu, ato po bojkotohen nga partitë opozitare.

E kjo po shihet si shkelje e Kushtetutës nga monitoruesit e punës së legjislativit.

Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Drejtësi thotë se deri te kjo ka ardhur si pasojë e arrogancës së Qeverisë ndaj partive opozitare.

“Më shumë se gjysma e këtyre projektligjeve nuk janë votuar për herë të pestë ose të gjashtë ose të shtatë për shkak të bojkotit të opozitës dhe arrogancës së Qeverisë e cila kur ka ardhë puna te ligjet që kërkojnë shumicën e thjeshtë ajo ka përdorë arrogancën në anën tjetër ka kërkuar të votohen nga opozita parlamentare”, shprehet Jakaj.

Sipas tij, nga mosvotimi i këtyre marrëveshjeve dëmtohen vetëm qytetarët e vendit.

“Opozita nuk do duhej që për inate politike ta prolongojë marrëveshjen ndërkombëtare të cilat janë kryesisht financiare me interes infrastrukturor dhe nga mosvotimi i këtyre marëveshjeve pësojnë vetëm qytetarët dhe jo ndonjë politikan apo deputet i caktuar”, ka thënë Jakaj.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi vlerëson se me këtë bojkot, nga opozita po i shkaktohet dëm vendit.

“Marrëveshjet ndërkombëtare siç e dijmë të gjithë nuk i takojnë një qeverie apo një subjekti të caktuar. Janë për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ka marrëveshje që sigurisht nuk do të zbatohet për një vit apo tri vite, ka marrëveshje në periudha të gjata kohore të cilat është e paprecedent qysh opozita e ka këtë qasje të bllokimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Thaçi.

Deri më tani, në Kuvendin e Kosovës janë proceduar mbi 250 ligje, e ku ¼ e tyre janë projektligje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis

LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Nga 60 kërkesa për falje, presidentja Osmani fal vetëm një të dënuar

Nga 60 kërkesa për falje, presidentja Osmani fal vetëm një të dënuar

Si po rrezikojnë sigurinë e vendit armëmbajtjet pa leje?

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Ndërron jetë aktori i njohur i teatrit shqiptar, Fitim Makashi

Ndërron jetë aktori i njohur i teatrit shqiptar, Fitim Makashi

​Batanie e qirinj, rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë

​Batanie e qirinj, rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën