TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Byrnes: UÇK s’arriti të ketë strukturë të unifikuar

Për të tretën ditë me radhë ka dëshmuar dëshmitari Shaun Byrnesi që ishte shefi i misionit diplomatik gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se UÇK-ja s’arriti asnjëherë të ketë strukturë të unifikuar të ushtrisë, derisa ka dëshmuar edhe për mosmarrëveshjet në ndarjen e zonave operative.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Byrnes: UÇK s’arriti të ketë strukturë të unifikuar

Për tri ditë radhazi dëshmoi në gjyqin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes të mërkurën, ka thënë se nuk kanë pasur prova që tregonin se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte dhënë urdhër për rrëmbim apo ndalime.

“Me lejoni që të jem tejet i saktë dhe i qartë; Ne as edhe njëherë nuk kemi patur ndonjë provë që të tregonte që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Thaçi, Krasniqi, Ramë Buja, Xhaviti e të tjerë të kenë dhënë urdhër apo të udhëzonin që të merreshin peng, të rrëmbeheshin gazetarët serb apo aktivistë e LDK-së. Kurrë nuk kemi pasur prova të tilla, apo për ndonjë civil”, ka thënë ai.

Dëshmitari i 53-të tha se është e drejtë të thuhet që UÇK-ja në fakt s’arriti që ta këtë asnjëherë një strukturë të unifikuar të ushtrisë.

“Ne besonim dhe përpiqeshim që nga këta persona të pabindur, nga kjo milici të krijonim një ushtri koherente, tamam një ushtri që ishte në gjendje të kontrollohej por edhe të përfaqësohej prej tyre përpara komunitetit ndërkombëtare. Por, do të shtoj diçka që në fakt është analiza ime që mund ta kem pasuruar me informacione që i kam marrë pas luftës nga persona që dinin më shumë seç dija unë, persona të zonës që dinin më shumë seç dija unë. Po i referohem si zona të milicisë unë këtyre. Kishin marrëdhënie të ndryshme me shtabin e UCK-së qëndrorin”

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson pyeti dëshmitarin nëse kishte mosmarrëveshje në ndarjen e zonave që kontrolloheshin prej palëve.

“Nëse jo mosmarrëveshje, kishte të paktën paqartësi do të thoja sa i takon shtrirjes apo sipërfaqes që mbulonte zona e Pashtrikut ose mbivendosjes së zonës së Pashtrikut dhe zonës së Drenicës, në veçanti, zonën e Malishevës dhe Rahovecit. Pra, nuk ishte e qartë se cfarë territori përfshinte secila prej zonave dhe kishte disa paqartësi.

Gjatë kësaj kohe, Byrnes tha se nuk ishte takuar asnjëherë me Veselin, por që ishin përhapur fjalët që merrej me veprimtari të inteligjencës.

Kronika e realizuar nga Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

​DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës

Dy shqiptarë në formacionin e Ligës së Kombeve

Dy shqiptarë në formacionin e Ligës së Kombeve

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën