Një grua është goditur nga treni në lagjen Lakrishtë në Prishtinë derisa ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton teve1.info
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur në orën 16:30, derisa këmbësorja e lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i Trafikut.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.