Stafit të madh të televizionit Tëvë 1 tashmë i është bashkuar ekskluzivisht Ilir Kulla, i specializuar në Çështjet e Politikave të Sigurisë Ndërkombëtare, Rajonale dhe Kombëtare.
Zyrtarizimi i Kullës në Tëvë1 u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes me drejtorin e Tëvë1, Mehmet Kalisi, e që së bashku së shpejti do të fillojnë emisionin “Matrix”.
Ky format i emisionit do të jetë javor dhe në të do të trajtohen tema të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.