TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Byrnes: Parashikonim që do të kishte hakmarrje të serbëve ndaj shqiptarëve pas intervenimit të NATO-s

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Byrnes: Parashikonim që do të kishte hakmarrje të serbëve ndaj shqiptarëve pas intervenimit të NATO-s

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes tha se politikat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës që nga viti 1998 e tutje, kanë qenë të tmerrshme dhe brutale.

Ai tha se ata parashikonin që pas ndërhyrjes së NATO-s, do të kishte hakmarrje nga ana e shqiptarëve ndaj serbëve për shkak të veprimeve që këta të fundit kishin bërë ndaj tyre.

“Fatkeqësisht kështu e mendoj edhe unë. Kryesisht për faktin se forcat e policisë serbe dhe forcat paramilitare serbe, për vite të tëra me radhë nën komandën e drejtpërdrejtë të Millosheviqit kishin kryer politika brutale, të tmerrshme kundër popullsisë shqiptare duke plaçkitur shtëpitë e tyre, duke diegur fshatrat e tyre dhe madje duke vrarë njerëz. Kjo është konfirmuar më pas përmes planeve të operacioneve. Për shembull; tek operacioni ‘patkoi’ që u zbulua nga inteligjenca serbe”, tha ai.

Byrnes tha se kishte operacione të vazhdueshme të natyrës si ajo “Patkoi”.

“Dhe objektivi kryesor siç dihet tanimë i Millosheviqit ishte që të bënte një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në mënyrë të tillë që mund të krijonte një situatë demografike më të favorshme për të ose një balancë ose baraspeshë demografike që do të ishte në favor të serbëve. Sërish dua të them se politika serbe ndaj shqiptarëve në veçanti që prej vitit 1989 e në vijm ka qenë absolutisht e tmerrshme dhe për pasojë ne parashikonim që kur NATO-ja të hynte në Kosovë që shqiptarët do të bënin të njëjtën gjë që kishin bërë serbët. Do të hakmerreshin, të paktën një pjesë e tyre ndaj serbëve të cilët kishin vite e vite me radhë që i keqtrajtonin dhe silleshin në mënyrë të tillë kaq brutale ndaj tyre”, tha ai.

Përpara kësaj, avokati Luka Mishetiq ia prezantoi dëshmitarit një video të zëdhënësit të Penatgonit, ku edhe ai e kishte një parashikim të tillë për serbët minoritar që ishin në Kosovë dhe se çfarë do mund t’iu ndodhte atyre pas ndërhyrjes së NATO-s.

“Është fakt që unë nuk mendoj që Kosova do të jetë një vend shumë i lumtur për Serbët kur NATO të futej në Kosovë. Unë nuk mendoj që serbet do të duhej të vazhdonin të qëndronin aty. Unë mendoj që do të duhej të kthehen në Serbi. Nuk e di se sa i madh mund të jetë minoriteti-pakica serbe atje. Mund të jenë 100 mijë, mund të jenë më shumë sesa kaq, por ndërkohë kur shqiptarët e Kosovës të kthehen mbrapsht në Kosovë ne mendojmë që serbët do të largohen nga Kosova”, dëgjohej në video të ketë thënë zëdhënësi i Pentagonit më 5 qershor 1999.

Dëshmitarit iu prezantuan edhe dy kabllograme të 10 marsit 1999, ku për të dyja tha se janë shkruar nga vetë ai.

Në njërën prej tyre që mbante emrin e Ambasadës së Shkupit, thuhej se komandantët e zonave kërkonin që ta zëvendësonin Komandant Drinin, pasi e mbështeste marrëveshjen e Rambujesë.

Ndërsa, në kabllogramin e dytë shkruhej po e njëjta datë vetëm se i dërguar nga Ambasada e Beogradit, u tha se flitej për një takim me Jakup Krasniqin dhe Ramë Bujën, në të cilin u diskutua për shqetësimin që kishin për të ardhmen e UÇK-së, pasi që komandantët e zonave nuk binin dakord me kushtet e Rambujesë.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua edhe një deklaratë që ai e kishte dhënë më herët, në të cilën shprehte insistimin e Thaçit për t’i bindur komandant Remin dhe Ramush Haradinajn për të pranuar marrëveshjen.

“Tani e kuptoj që Thaçi u deshtë që të shkonte tek Komandantët e zonave si tek Remi dhe Haradinaj që t’i bindte që të merrte miratimin për marrëveshjen e Rambujesë. Kjo tregon kontrollin e paktë që kishte Shtabi i Përgjithshëm që kishte mbi komandantÇt e zonave”, tha Mishetiq, teksa lexoi deklaratën, me të cilën u pajtua sërish dëshmitari.

Megjithatë, herë pas here seanca ka kaluar në sesione private dhe me përmbajtje të redaktuar.  /BetimiperDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mos­përputhje te kodet në fletëvotime, hasen përsëri në Mitrovicë

Mos­përputhje te kodet në fletëvotime, hasen përsëri në Mitrovicë

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Osmani dekreton 20 gjyqtarë të rinj: Drejtësia e pavarur, themeli i shtetit demokratik

Osmani dekreton 20 gjyqtarë të rinj: Drejtësia e pavarur, themeli i shtetit demokratik

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

“DITARI” 11.11.2025

“DITARI” 11.11.2025

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Izraeli vret tre persona në Gaza, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mijëra të zhdukur nën rrënoja

Atentati në Rinas, një i vdekur dhe një i plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

Atentati në Rinas, një i vdekur dhe një i plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

Osmani dekreton 20 gjyqtarë të rinj: Drejtësia e pavarur, themeli i shtetit demokratik

Osmani dekreton 20 gjyqtarë të rinj: Drejtësia e pavarur, themeli i shtetit demokratik

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën