TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspozimi i policëve në rrjete sociale vlerësohet i rrezikshëm për jetën e tyre

Në shumicën e aksioneve në veri të vendit, shumë pjesëtarë të njësive speciale u ekspozuan në rrjete sociale në kryerje të detyrës. Kjo është e ndaluar me një rregullore të Policisë, derisa njohësit kërkojnë që të ketë një vetëdijësim më të madh të pjesëtarëve të Policisë sepse vlerësohet se ndikon negativisht në punën e tyre.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Ekspozimi i policëve në rrjete sociale vlerësohet i rrezikshëm për jetën e tyre

Me një kërkim të thjeshtë në rrjete sociale, mund të shohësh shumë zyrtarë policorë në krye të detyrës.

Me apo pa dashje, shumë pjesëtarë të Njësive Speciale të Kosovës u ekspozuan në rrjete sociale.

Megjithatë, sipas Rregullores së Policisë së Kosovës një gjë e tillë është e ndaluar për zyrtarët e saj.

“Punonjësi i Policisë, nuk lejohet të postojë fotografi, video me uniformë dhe pajisje policore në ambiente pune dhe jashtë saj, të cilat bien në kundërshtim me etikën policore dhe dëmtojnë imazhin e Policisë”

Tëvë1 ka kërkuar të dijë nga ky institucion se sa është duke u respektuar nga policët një rregullore e tillë, por që as pas dy javësh pritje, nuk ka pasur përgjigje.

E nënkoloneli në pension, Refki Morina vlerëson se duhet një vetdijësim më i madh i efektivëve policorë për këtë çështje.

“Unë mendoj se ka rregullativa të mjaftueshme duke filluar prej lejes së Policisë edhe rregullativa tjera që përcaktojnë etikën policore, raportin në punë dhe detyrat në punë dhe gjërat që janë sekrete dhe të Policisë nuk duhet të aplikohen ose paraqiten në media ose rrjete sociale sepse shpeshherë mund të keqpërdoren ato edhe fotografitë e tyre.  Mendoj se duhet të jetë një vetëdije e njësive elite të dijmë se çka po qesin në rrjete sociale”, shprehet Morina.

Kurse, hartuesi i Ligjit për Policinë, Nuredin Ibishi tregon se një gjë e tillë ndikon edhe në çështjet operacionale të organeve të sigurisë.

“Ata mund të rrezikojnë veten dhe gjithkë derisa mirren me imazhe, derisa një çështje një veprim operacional mund të dështojë. Për këtë arsye duhet të jenë të përqendruar në krye të detyrave dhe të mos mirren me çështje sporadike të shfaqjes së imazheve. Plus ajo mund të zbulojë edhe vendin pasi që çdo herë këto imazhe po shkojnë në gjendje reale të transmetimit dhe mund të jenë rrezik nga pretendues të caktuar”, ka thënë Ibishi.

Ndryshe, para disa javësh është bërë publik lajmi se tre eprorë të Njësive Speciale të Policisë janë futur në listën e zezë të Rusisë.

Tags: ekspozimi ne rrejtet socialePolicetrreziku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadiu mohon lajmin se Bislimi është takuar me Gjuriqin në Zvicër

Kadiu mohon lajmin se Bislimi është takuar me Gjuriqin në Zvicër

Numërohen mbi 50% e votave me kusht – LVV kryeson me 49.48%, PDK në vend të dytë

Numërohen mbi 50% e votave me kusht – LVV kryeson me 49.48%, PDK në vend të dytë

Vërshime në Drenas – rrugë të bllokuara, familje të evakuara dhe ndërprerje të rrymës

Vërshime në Drenas – rrugë të bllokuara, familje të evakuara dhe ndërprerje të rrymës

Rihapet linja hekurudhore Pejë–Prishtinë pas rrëshqitjes së gurëve

Rihapet linja hekurudhore Pejë–Prishtinë pas rrëshqitjes së gurëve

90 minuta larg historisë, Ernest Muçi ynon rekordin te Trabonzspori

Trabzonspori dorëzohet për Muçin

Hendboll, Kosova aranzhon dy miqësore

Hendboll, Kosova udhëton në Slloveni

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Muriq – Zhegrova, përballja interesante e Serie A

Prishtina pëson thellë në Manhcester

Prishtina rikthehet në ENBL

Kadiu mohon lajmin se Bislimi është takuar me Gjuriqin në Zvicër

Kadiu mohon lajmin se Bislimi është takuar me Gjuriqin në Zvicër

Numërohen mbi 50% e votave me kusht – LVV kryeson me 49.48%, PDK në vend të dytë

Numërohen mbi 50% e votave me kusht – LVV kryeson me 49.48%, PDK në vend të dytë

Moti i keq përfshin Shqipërinë,  Durrësi dhe Lezha më të prekurit

Moti i keq përfshin Shqipërinë, Durrësi dhe Lezha më të prekurit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën