TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtari i NATO-s viziton Kievin, bën thirrje për mbështetje të fortë

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyrtari i NATO-s viziton Kievin, bën thirrje për mbështetje të fortë

Shefi i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, gjatë vizitës në Kiev deklaroi se aleatët e Ukrainës nuk duhet të jenë pesimistë lidhur me aftësinë e shtetit për të zmbrapsur trupat ruse dhe bëri thirrje që paketat e rëndësishme të ndihmës të dërgohet me shpejtësi.

Bauer udhëhoqi vizitën e parë zyrtare në Kiev të një delegacioni ushtarak të NATO-s që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Trupat e Kievit po përballen me mungesë të municioneve dhe të ushtarëve dhe po përballen me forcat ruse në lindje, të cilat po avancojnë.

“Ukrainës i duhet edhe më shumë mbështetje. Dhe ju duhet tani. Koha në Ukrainë nuk matet në ditë, javë apo muaj. Matet me jetën e njerëzve. Në shtetet e aleatëve java është javë. Në Ukrainë, një javë është një nënë, baba, fëmijë, mik, i dashur, që humb përgjithmonë”, tha ai në Forumin e Sigurisë së Kievit.

Ai lavdëroi qëndrueshmërinë e Kievit dhe aftësinë për t’u përshtatur shpejt me shumë aspekte të luftimeve moderne.

Bauer po ashtu u takua me shefin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, me të cilin bisedoi për situatën aktuale të luftimeve. Syrskyi shkroi në Facebook se gjatë takimit është biseduar për furnizimet me municione dhe për mbrojtjen ajrore.

Me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Baizer bisedoi për mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas dhe për bashkëpunimin në mes të industrive të mbrojtjes.

“Përderisa bota mund të ketë qenë tepër optimiste më 2023, ne nuk duhet të bëjmë gabimin e njëjtë dhe të bëhemi tepër pesimistë më 2024”, tha Bauer në Forumin e Sigurisë, duke shprehur besimin në aftësinë e Ukrainës që të ngadhënjejë në fushëbetejë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediumi boshnjak: Regjimi i Dodikut po sjell me autobusë votues nga Austria në prag të zgjedhjeve në BeH

Mediumi boshnjak: Regjimi i Dodikut po sjell me autobusë votues nga Austria në prag të zgjedhjeve në BeH

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Kryeministri i Katarit e quan Netanyahun “kriminel lufte”

Kryeministri i Katarit e quan Netanyahun “kriminel lufte”

​Mbi 400 të arrestuar në Francë, nxënësit bllokojnë shkollat dhe përleshen me policinë

​Mbi 400 të arrestuar në Francë, nxënësit bllokojnë shkollat dhe përleshen me policinë

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

Ronaldo sqarohet me selektorin Jesus

Ligji për Byronë Shtetërore miratohen në Komisionin për Legjislacion

Ligji për Byronë Shtetërore miratohen në Komisionin për Legjislacion

Haaland nuk largohet nga City

Haaland flet për të ardhmen e tij, pas vendimit për Cityn

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Prizren personi i kërkuar, ishte i dënuar me një vit burg

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Prizren për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

”MARSHI PËR LIRI”- PROTESTOHET NË MBËSHTETJE TË ISH-KRERËVE TË UÇK-SË

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova zëvendëson Conceicaon, starton kundër Cagliarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën