TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

RrGK kërkon që ngacmuesit seksual të largohen nga UP-ja

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
RrGK kërkon që ngacmuesit seksual të largohen nga UP-ja

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur të enjten shqetësim në lidhje me numrin alarmues të rasteve të ngacmimeve seksuale në institucionet e arsimit, veçanërisht në Universitetin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të RrGK-së, raportimi i ngacmimeve seksuale nga 27 studente të fakultetit të mjekësisë shkakton shqetësim të madh për sigurinë dhe integritetin e të gjithë studentëve.

RrGK kërkon nga Këshilli Etik që t`a trajtojë këtë çështje në mënyrë emergjente si dhe autori i kësaj vepre të ndëshkohet.

“Kërkojmë nga Këshilli Etik që të trajtojë këtë çështje në mënyrë emergjente, duke respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi dhe duke siguruar mbështetje të plotë për viktimat. Është e rëndësishme që autori i kësaj vepre të ndëshkohet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe integritetin personal”, thuhet në njoftim.

RrGK-ja u ka bërë thirrje edhe rektoratit të UP-së që të ndërrmerr masa të mënjëhershme për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Po ashtu, bëjmë thirrje në drejtim të rektoratit të Universitetit të ndërmarrë masa të menjëhershme për zbardhjen e këtyre rasteve dhe për të krijuar mekanizma të besueshëm për raportimin e ngacmimeve seksuale. Universitetet duhet të jenë ambiente të sigurta dhe të mbështetjes për studentët, jo vende ku abuzimet tolerohen ose mbulohen”, thotë RrGK-ja.

Po ashtu, RrGK kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë dhe të arsimit, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personit përgjegjës.

“Përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë dhe të arsimit, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personit përgjegjës. Ngacmimi seksual i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”, thuhet në reagimin e RrGK-së./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve në Suharekë

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Prokuroria  në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues  për marrje ryshfeti

Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues për marrje ryshfeti

Sinner mbron titullin në “Wimbledon” dhe shkruan histori

Sinner mbron titullin në “Wimbledon” dhe shkruan histori

Zyrtare: Slaven Bilic rikthehet në Kombëtaren e Kroacisë pas 14 vitesh

Zyrtare: Slaven Bilic rikthehet në Kombëtaren e Kroacisë pas 14 vitesh

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Babai i Edon Zhegrovës reagon ashpër ndaj Altin Lalës: Menaxher injorant

Babai i Edon Zhegrovës reagon ashpër ndaj Altin Lalës: Menaxher injorant

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve në Suharekë

Aliti: Lojërat Mesdhetare 2030 duhet t’i lënë Prishtinës një stadium modern

Aliti: Lojërat Mesdhetare 2030 duhet t’i lënë Prishtinës një stadium modern

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën