TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ana Bërnabiq zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bërnabiq: Me çdo vendim Kurti po e cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore

Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiq, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë.

Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pë, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj.

Ana Bërnabiq u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.

Propozimi që Bërnabiq të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve.

Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiqit në krye të Kuvendit.

Deputeti opozitar nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Borisllav Novakoviq, tha se kryetarja e Kuvendit duhet të jetë e moderuar dhe të tregojë gjakftohtësi gjatë seancës.

“Kam vënë re vetëm kufizime nga Ana Bërnabiqi”, ka thënë ai, duke thënë se në dy raste ajo ka fyer opozitën.

“Unë mendoj se zonja Bërnabiq, ju duhet të punoni në fjalorin tuaj”, shtoi ai.

Lideri i SNS-së dhe ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka quajtur Novakoviqin, siç raportojnë mediat, “kriminelin më të madh në Novi Sad”, duke pretenduar se ai ka “vjedhur” para nga buxheti i shtetit.

“Zvonko Veselinoviq është shembull i ndershmërisë për ju”, tha Vuçeviq.

Në fund të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Financave e cilësoi Zvonko Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe të korruptuar në Kosovë dhe për pasojë e vendosi atë në listën e sanksioneve./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Anulohen mbi 1 mijë fluturime në SHBA për shkak të stuhisë së dëborës

Anulohen mbi 1 mijë fluturime në SHBA për shkak të stuhisë së dëborës

Emisioni “Ditari” 23.01.2026

Emisioni “Ditari” 23.01.2026

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Pas reagimit e pakënaqësive të tifozëve, GO+ Peja kërkon qetësi dhe dialog

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

Hasani: Faktorët politikë nuk e shpjegojnë rezultatin e 28 dhjetorit, as sanksionet e as dialogu nuk ndikuan në votë

Hasani: Faktorët politikë nuk e shpjegojnë rezultatin e 28 dhjetorit, as sanksionet e as dialogu nuk ndikuan në votë

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën