TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Speciale i reagon Haxhiut për rastin Dehari: Në asnjë mënyrë nuk ka manipulim me prova

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Prokuroria Speciale i reagon Haxhiut për rastin Dehari: Në asnjë mënyrë nuk ka manipulim me prova

Në reagimin e Prokurorisë Speciale thuhet se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës nuk është komentuar, por vetëm janë publikuar konkluzionet.
Prokuroria thotë se siguron opinionin se provat nuk janë manipuluar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ia bënë të qartë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe opinionit të gjerë, se ne nuk e kemi komentuar raportin por vetëm se kemi publikuar konkluzionet e raportit të ekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Prokuroria Speciale siguron opinionin se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr. Andaj, pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik”, thuhet në reagim, përcjellë teve1.info

Prokuroria ka bërë thirrje që kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari. Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyj në këtë rast. Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.

Prokuroria ka publikuar edhe konluzionet e institutit zvicran për rastin.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se Prokuroria është nxituar me komunikatë për raportin shtesë të Institutit zviceran në rastin e Astrit Deharit.
Në njoftimin për media nga MD-ja kanë theksuar se ende pa e pranuar familja e Astrit Deharit raportin, Prokuroria publikon 2 konkluzione dhe jo 5 sa janë në tërësi ato.

“Ende pa e pranuar familja e Astrit Deharit raportin e Institutit zviceran, Prokuroria Speciale publikon 2 konkluzione dhe jo 5 sa janë në tërësi ato. Nxitimi me komunikatë nga Prokuroria Speciale sikurse deklaratat e menjëhershme asokohe të kreut të policisë dhe të Prokurorisë Themelore në Prizren, në mënyrë të ngjashme na rikthehen sërish me deklarata të Prokurorisë Speciale, pa kurrfarë nevoje për këtë nxitim”, thuhet në njoftim.

Akuza për manipulim të provave ka dhënë edhe ministri i Brendshëm , Xhelal Sveçla, i cili ka kërkaur hetim dhe profesionalizëm në këtë rast.

Tags: Albulena HaxhiutProkuroria Specialerasti Deahri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë të konsiderueshme në Koshare të Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën