TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti gjerman i ashpër me Escobarin: Nuk vendos xhentëlmeni amerikan për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputetit të Bundestagut gjerman, Knut Abraham, nuk i kanë pëlqyer komentet e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili para disa ditësh në Prishtinë tha se Kosova ka edhe disa kushte të tjera për të anëtarësuar në Këshill të Evropës. Ai thotë se Kosova i ka zbatuar të gjitha kushtet dhe se Gjermania do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Deputeti gjerman i ashpër me Escobarin: Nuk vendos xhentëlmeni amerikan për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deklaratat që i dha në Prishtinë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, se Kosova ka kushte të tjera për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, kanë alarmuar edhe Berlinin.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i është përgjigjur ashpër komenteve të dhëna nga emisari amerikan.

Abraham thotë për Tëvë1 se Escobar nuk ka pse të përfshihet në këtë çështje, sepse i takon vetëm Këshillit të Evropës të vendosë se kush i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

“Unë isha i irrituar por edhe i befasuar me komentet që dha në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me aq sa di dhe jam i informuar unë, Kosova nuk po planifikon të bëhet anëtare e Shteteve të Bashkuara. Pra ky xhentëlmen amerikan duhet ta lë Këshillin e Evropës të vendos për rregullat e veta dhe të mos vendos kushte të reja në këtë proces. Natyrisht që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një pikë e rëndësishme por nuk ndërlidhet fare me këtë proces”, tha ai për Tëvë1.

Tutje, deputeti gjerman thotë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit ishte i vetmi kusht i mbetur i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill.

“Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit ishte i vetmi kusht i mbetur për Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kështu është e shkruar edhe në raportet që ne kemi. Këtu po flas vetëm për Këshillin e Evropës që është një trup i pavarur me rregullat e veta dhe me kushtet e veta që përcakton se kush mund të bëhet vend anëtar”, shton ai.

Deputeti konservator, tregon se Gjermania është duke e mbështetur Kosovën në këtë proces dhe se shpreson që shtetet aleate nuk do të ndryshojnë qasje në momentet e fundit.

“Jam shumë optimist se Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sepse i ka përmbushur kushtet. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Ajo që mund të them unë është se delegacioni gjerman po e mbështet fuqishëm Kosovën në këtë drejtim. Tani na takon që t’i bindim edhe vendet që janë pak më skeptike ta mbështesin Kosovën për t’u organizuar në këtë organizatë. Nuk ka kuptim që Serbia të angazhohet kundër Kosovës në këtë proces, sepse komuniteti serb do të përfitonte nga anëtarësimi i Kosovës në Këshill”, përfundon ai.

Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, kurse dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në Këshillin e Evropës vendimet merren me shumicë andaj mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza pas përfundimit të numërimit: PDK obligohet të bëjë më shumë për qytetarët

Mbyllet një urë në Leposaviq pasi vërshimet e dëmtuan

Mbyllet një urë në Leposaviq pasi vërshimet e dëmtuan

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

LVV falenderon votuesit pas fitores historike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ura në Gjurgjevik e dëmtuar nga përmbytjet, Zenun Elezaj inspekton terrenin

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Mbyllet një urë në Leposaviq pasi vërshimet e dëmtuan

Mbyllet një urë në Leposaviq pasi vërshimet e dëmtuan

FBK-ja dënon rastin e dhunës ndaj Dardan Berishës, paralajmëron masa për Bashkimin

FBK-ja dënon rastin e dhunës ndaj Dardan Berishës, paralajmëron masa për Bashkimin

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

LVV falenderon votuesit pas fitores historike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ura në Gjurgjevik e dëmtuar nga përmbytjet, Zenun Elezaj inspekton terrenin

Ura në Gjurgjevik e dëmtuar nga përmbytjet, Zenun Elezaj inspekton terrenin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën