TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Von Cramon: Qeverisë së Kosovës po i mungon vullneti politik për integrim evropian

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Von Cramon: Qeverisë së Kosovës po i mungon vullneti politik për integrim evropian

Viola von Cramon-Taubadel

Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimet evropiane të vendit. Qeveria ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë, tha për BTA-në raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel.

Von Cramon ka deklaruar se nëse Kosova dëshiron të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe Këshillit të Evropës, ajo duhet t’i njeh “rregullat e klubit” – të luajë me ato rregulla në vend që t’i shkelë.

Ajo vazhdoi duke thënë se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po ua lehtëson aspak jetën qytetarëve, “po dërgon sinjale shumë të përziera”.

Raportuesja e Kosovës tha se për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të njihet si një vend i pavarur nga shtetet anëtare. Por, Kosovën nuk e njohin ende pesë prej tyre.

“Do të ishte shumë më e lehtë për të gjithë nëse Kosova do të thoshte se i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe i plotëson të gjitha kriteret; atëherë BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë do të ushtrojnë presion të madh ndaj Serbisë për të përmbushur pjesën e saj. Megjithatë, Kosova nuk po e bën këtë, gjë që e bën jashtëzakonisht të lehtë për presidentin serb Aleksandër Vuçiq të thotë se nuk ka kuptim që ai të investojë kapital politik nëse nuk ka interes për përparim nga ana e Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo ka komentuar edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet me para të gatshme duhet të jenë në euro që nga 1 shkurti.

Kosova si shtet sovran ka të drejtë të vendosë se cilën valutë do të përdorë, por mënyra se si u përpoq ta zbatonte atë vendim është problematike, komentoi Viola von Cramon-Taubadel.

“Ata nuk informuan personat që do të prekeshin për vendimin; ata nuk qarkulluan informacion në serbisht për vendimin dhe nuk u bënë konsultime. E gjithë kjo ishte kundër interesave të njerëzve të rregullt”, deklaroi ajo.

Sipas raportueses së PE-së, Kosova është plotësisht e mundur që të anëtarësohet në BE, por ajo shpreson të shohë një qeveri që punon në interes të njerëzve në vend për ta arritur këtë qëllim.

“Realiteti aktual është ndryshe dhe mjaft zhgënjyes”, shtoi ajo. Ajo tutje u shpreh se asnjë nga mekanizmat e BE-së për trajtimin e krizave të tilla nuk ka qenë mjaft efektiv deri më tani dhe vendosja e masave kufizuese që prekin drejtpërdrejt qytetarët e vendit do të ishte e padrejtë./teve1.info/

Tags: BEQeveria e KosovësViola von Cramon
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të hënën

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

LVV publikon listën e kandidatëve për deputetë

Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve në kufi

Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve në kufi

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të hënën

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

LVV publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Spalletti flet për Zhegrovën, thotë se i mungon forma fizike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën