TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfime për kapelën e bardhë nga ish-komandantë e të mbijetuar të masakrës

Për ruajtjen e simbolit kombëtar, të moshuarit në Kosovë dhanë edhe jetën. E një video nga lufta e fundit bëri që Ruzhdi Kryeziu nga Malisheva të vendosë plisin e bardhë. Atë nuk hoqi nga koka as i mbijetuari i masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi në përballje me Sllobodan Millosheviqin në Hagë.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Rrëfime për kapelën e bardhë nga ish-komandantë e të mbijetuar të masakrës

Kudo që t’shkon, kur e ke plisin thonë shqiptar qenka ai.

Plisin ka një vit që e mban.

Shkak për këtë janë vrasjet e civilëve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Madje për të ruajtur simbolin kombëtar, të moshuarit dhanë edhe jetën.

E gjithë këtë, Ruzhdi Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës e kishte parë në një video.

Prandaj të gjata u bënë minutat deri në vendosjen e kapelës së bardhë.

“Gjysa e komunës së Suharekës  kanë qenë në Bellanicë kur na morën serbët. Diku nëpër Astrazub, Malishevë e Rahovec t’u i çu për Shqipëri, t’u i vra. T’u ju marrë plisat t’u i qitë n’tokë; ai gjuaj në tokë serbi, plaku nalu qit n’kry. Mos e qit se t’mys, e vrau për plis”.

E duke e parë këtë ngjarje, ish Komandant Togu mori një vendim.

“Kajta edhe vendosa, të enjten është treg në Malishevë, e martë e mërkurë më janë duk dy vjet dy ditë me shku me ble më shpejt. Shumë shokë e baba e gjysha tonë janë vra për plis, sot as nuk të rreh kush, as nuk të vret kush. Kam shku e kam ble e e kam qitë, është simboli ynë”, deklaroi ai.

E nga Malisheva në Drenicë, në krye të odës e mban plisin i mbijetuari i masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi.

Ndërsa nga koka nuk e hoqi as kur shkoi për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Kem aty te dera e gjyqit, dy polic na rujshin, doli një gjykatës. Tha cili jeni Thaçi, thashë unë, tha a bën me të pytë diçka, thashë po mor fol. A po don me hy me kapuç t’bardhë, a pa kapuç t’bardhë? Për qejf tanin. Thashë për qejf temin po du me hi me kapuç t’bardhë me kallëzu veten prej kahit jam, kush jam e çka jam, thashë edhe Slloba e ka mërzi. Ja ka nisë me kesh, tha jo jo veç ti qysh t’dush…”, tha ai.

Për plisin si element identifikues e kulturor i shqiptarëve, vitin e kaluar u mbajt edhe festival në kryeqytet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën