Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka prit në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Maqedonci në një postim në Facebook, ka thënë se me ambasadorin kanë diskutuar për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Tutje, ata janë dakorduar që marrëdhëniet e shkëlqyera bilateral të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje./teve1.info/