TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Austria i dëbon dy diplomatë rusë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Austria i dëbon dy diplomatë rusë

Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë në Vjenë të largohen nga vendi.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha në një komunikatë më 13 mars se dy diplomatët ishin “përfshirë në veprime që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, dhe si rrjedhojë janë shpallur “persona të padëshiruar”.

Ajo nuk dha hollësi të tjera për diplomatët, apo për veprimet e tyre të dyshuara.

Një zyrtar austriak tha për Associated Press, në kushte anonime, se dëbimi i tyre lidhej me veprimtari spiunimi.

Ambasada ruse në Vjenë tha se asaj nuk iu dha asnjë dëshmi që mbështet dëbimin e tyre, duke e quajtur “të pabazë” vendimin e Austrisë.

Vendet e Perëndimit dhe Rusia ia kanë dëbuar diplomatët njëra-tjetrës në disa raste, prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Austria, një anëtare e Bashkimit Evropian që mban qëndrim të neutralitetit ushtarak dhe kryeqyteti i të cilës është qendër e disa agjencive të OKB-së, kishte ngurruar fillimisht për të ndërmarrë veprime të tilla, por së fundmi ka dëbuar më shumë diplomatë rusë.

Në prill 2022, ajo i dëboi katër diplomatë rusë, pas trysnisë publike dhe nga BE-ja, si dhe katër të tjerë në shkurt 2023. Para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo e dëboi një diplomat rus në gusht 2020./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

​Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën