TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA-ja sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar tre zyrtarë, që sipas tij, kanë kontribuar në përpjekjet e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për të minuar paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë, duke organizuar dhe mbajtur “Ditën e Republikës Sërpska” më 9 janar.

Kjo ditë konsiderohet jokushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Sipas Thesarit amerikan, tre individët e sanksionuar kanë ndihmuar përpjekjet e Dodikut për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara lidhur me përpjekjet e vazhdueshme për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dy institucione kritike që kanë qenë instrumentale për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne do të vazhdojmë të mbajmë përgjegjës të gjithë ata që synojnë të ndjellin përçarje për të arritur qëllimet e tyre politike në kurriz të popullit të Bosnje Hercegovinës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian Nelson.

Tre personat e sanksionuar janë: Branisllav Okuka, Jellena Pajiq Bastinac dhe Srebrenka Golliq.

Më 8, 9 dhe 10 janar të vitit 2024, Qeveria e entitetit të Republikës Sërpska organizoi festimet për “Ditën e Republikës Sërpska” në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, që e ka shpallur këtë ditë jokushtetuese sepse i jep përparësi “trashëgimisë fetare, traditës dhe zakoneve vetëm të popullit serb” dhe në këtë mënyrë shkelet obligimi kushtetues për mosdiskriminim.

Branisllav Okuka, këshilltar i Dodikut, tha për agjencinë e lajmeve Srna “se është punë e madhe të jesh në ekipin e njerëzve nga lista e zezë amerikane të udhëhequr nga presidenti Millorad Dodik”.

“Është një nder i madh për mua që të sanksionohem si një nga pjesëmarrësit në organizimin e festës së 9 janarit, ‘Ditës së Republikës}, që ishte më madhështorja dhe spektakolarja e këtij viti dhe ju premtoj se 9 janari i ardhshëm do të jetë më i mirë dhe më masiv”, tha ai.

Përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, kishe deklaruar se shënimi i 9 janarit përfaqësonte “një dështim të qartë dhe të drejtpërdrejtë të zbatimit të vendimeve përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës”. Sipas tij, një shkelje e tillë përbën vepër penale sipas Kodit Penal të shtetit.

Dodik personalisht kishte drejtuar një komitet organizativ për festimet për “Ditën e Republikës Sërpska” në entitetin serb të Bosnjës.

Tre personat e sanksionuar ishin anëtarë të këtij komiteti dhe kishin marrë pjesë në mbledhjen e 27 nëntorit të vitit 2023, ku publikuan aktivitetet që do të mbaheshin për shënimin e kësaj dite.

Sipas Thesarit, me lehtësimin e shënimit të kësaj feste jokushtetuese, këta tre persona me vetëdije kundërshtuan konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të lartë dhe “shfaqën hapur përbuzjen për Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit”.

SHBA-ja tha se këto sanksione janë në përgjigje edhe të incidenteve të mëhershme, ku këta zyrtarë ishin përfshirë në aktivitete “që minonin stabilitetin rajonal.

“Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të Qeverisë amerikane për të promovuar paqe, stabilitet dhe qeverisje demokratike e funksionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u tha në njoftimin e Thesarit.

Sanksionet parashohim bllokimin e të gjitha pronave dhe interesave që këta persona mund të kenë në SHBA.

Edhe më herët SHBA-ja ka sanksionuar zyrtarë të ndryshëm të entitetit të Republikës Sërpska për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Më 5 janar 2022, Dodik u sanksionua nga SHBA-ja pasi u tha se ishte përgjegjës dhe ishte përfshirë në kërcënim të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, por edhe për përfshirje në aktivitete korrptive.

Presidenti i Republikës Sërpka është sanksionuar nga SHBA-ja edhe më 2017 për shkak të aktiviteteve që paraqisnin kërcënim dhe pengesë për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”

Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”

Kryetarja i GJNP-së zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Kryetarja i GJNP-së zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën