Por ndonëse qëndruan në horizontet e thella, puna për minatorët e Trepçës nuk ishte si zakonisht.
Kjo për shkak të mungesës së naftës dhe eksplozivit në minierë.
E kjo e bën të pamundur procesin e punës së tyre.
“Prej fillimit të muajit të tretë, minatorët nuk e kanë lëndën e parë me të cilën punojnë. Lënda e parë është eksplozivi edhe nafta, reagencat në flotacion, këto të gjitha mungojnë. Arsyeja pse mungojnë ne kemi bërë pyetje, e gjoja se operatorëve të tyre privat që i furnizojnë iu kanë borxhe dhe pa iu la borxhet ata nuk i sjellin”, shprehet Gani Osmani- minator.
Brenda ditës, nga mungesa e punës së minatorëve, humbjet e ndërmarrjes Trepça janë dhjetëra mijëra euro.
“Diku 40 deri në 50 mijë në bazë të tonelatave, Trepça shkon në humbje për çdo ditë”, thotë minatori.
Për këtë gjendje të rënduar shpreh shqetësimet Sindikata e Trepçës.
“Kjo është shqetësim për ne si sindikatë edhe në këto 13 vite që jam pjesë e Trepçës, asnjëherë Trepça nuk ka qenë në këtë gjendje”, thotw Fevzi Ademi nga Sindikata e Trepçës.
Minatorët në Ndërmarrjen Trepça së fundmi kanë organizuar edhe grevë dyjavore për shkak të vonesave të pagave dhe problemeve tjera.