Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen buxhetore në shumë prej 520 mijë eurosh për financimin shtesë të projektit të renovimit të kulmit dhe konstruksionit të hapësirës së brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kërkesa është bërë nga Ministria e Drejtësisë, pas zjarrit dhe dëmeve që kanë ndodhur në atë objekt.
Tutje, ministri shtoi se mjetet do të merren nga shpenzimet e paparashikuara dhe do të transferohen në Ministrinë e Drejtësisë./teve1.info/