Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, janë duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas burimeve të Tëvë 1, në këtë takim është duke u biseduar për zhvillimet aktuale.
Rregullorja e re BQK-së e cila ndalon qarkullimin dinarit dhe valutave tjera të huaja në Kosovë, përpos së euros ka ngjallur reagime të mëdha të ndërkombëtarët, sidomos të SHBA.
E kjo situatë ka bërë që në Kosovë të vije i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai të hënën e ka quajtur e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.