Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar Ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim që të jetë e përgatitur taktikisht dhe fizikisht për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.
Ushtrimi sipas një njoftimi të FSK-së është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.