TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Oppenheimer”, fitues i çmimit “Oscar”

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
“Oppenheimer”, fitues i çmimit “Oscar”

“Oppenheimer”, një film që ka të bëjë me garën se kush e ndërton bombën e parë atomike, i ka fituar shtatë çmime Oscar, përfshirë çmimin kryesor për filmin më të mirë, gjatë një ceremonie të dielën në Los Anxhelos.

Ky film ishte i nominuar për 13 çmime Oscar.

Aktori irlandez, Cillian Murphy, e fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në këtë film ku e luajti fizikanin teorik J.Robert Oppenheimer, lideri i përpjekjeve amerikane në vitet ’40 për ta krijuar një armë e cila do t’i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Regjisori i “Opppenheimer”, Christopher Nolan, e fitoi çmimin për regjisorin më të mirë.

“Ne e bëmë një film për njeriun i cili e krijoi bombën atomike, dhe ne po jetojmë në botën e Oppenheimerit qoftë për mirë apo për keq”, tha Murphy pasi e mori çmimin e aktorit më të mirë.

“Këtë çmim do të doja t’ua kushtoja paqebërësve kudo”, shtoi ai.

Drama historike, që zgjat tri orë, rreth shkencës dhe politikës “Oppenheimer” u bë hit dhe i fitoi 953.8 milionë dollarë, si dhe mori lëvdata të mëdha nga kritikët.

Ky ishte filmi i parë i Nolanit që fiton Oscar për filmin më të mirë.

Emma Stone e fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin që e luajti si një grua e ngjallur nga të vdekurit në komedinë “Poor Things”.

“Kjo është vërtet e jashtëzakonshme”, tha Stone.

Për disa kjo ishte natë historike, pasi Ukraina e fitoi Oscarin e parë për dokumentarin më të mirë: “20 Days in Mariupol”, ndërsa Britania e Madhe e fitoi Oscarin për filmin më të mirë ndërkombëtar: “The Zone of Interest”.

Robert Downey Jr. nga “Oppenheimer” dhe Da ‘Vine Joy Randolph nga “The Holdovers” fituan çmime si aktorët më të mirë në rol dytësor.

Tags: “Oppenheimer”Christopher Nolanoscar
ShareTweet

Postime të ngjashme

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Përfundon me sukses edicioni i katërt i “Peja Rock Climbing Festival”

Përfundon me sukses edicioni i katërt i “Peja Rock Climbing Festival”

Emisioni “Info Nata” 29.09.2026

Emisioni “Info Nata” 29.09.2026

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Kurti: Partitë shqiptare të Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi

Kurti: Partitë shqiptare të Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi

Bashkimi fiton Superkupën

Bashkimi fiton Superkupën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën