TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari” për mësuesen/in e vitit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari” për mësuesen/in e vitit

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, është bërë ndarja e çmimit tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesen/in e vitit.

Sivjet çmimi “Shaban Jashari” iu nda katër mësimdhënësve që vijnë nga Komuna e Istogut, Komuna e Obiliqit, ajo e Prishtinës dhe e Rahovecit, kurse mirënjohje morën gjithsej 28 mësimdhënës.

Në këtë cermoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka çmim e vlerësim të drejtë për mësuesen dhe mësuesin e mirë nëse çmimi nuk mbart një emër që ta ketë përkryer këtë funksion.

“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha Kryeministri duke bërë më pastaj një reflektim mbi misionin e mësimdhënies në shoqëri.

Së pari, ai tha se mësimdhënia dhe mësimnxënia bëjnë lidhjen mes moshave. Pastaj, se shkolla lidh të shkuarën dhe të ardhmen.

“Ajo klasifikon, pedagogjizon mbi masën e pamendueshme të dijeve dhe formave që janë regjistruar në mijëvjeçar, i lidh këto dije mes tyre dhe i bën të qasshme për një brez që hyn si rishtar në bashkësinë e gjithanshme e të pamatshme të njohjeve. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Duhet shumë art për të dhënë bindshëm këtë sasi dijesh”, u shpreh Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në përfundim të fjalimit, duke iu uruar punë të mbarë, jetë të shëndetshme e suksese të reja, kryeministri Kurti tha se çdokush që ka besim te misioni i mësuesit, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet.

“Emri i zgjedhur në çmimin që do të merrni është një emër i lartë. Ai i Shaban Jasharit. Shaban Jashari është mësuesi që e ka shpalosur më mirë nyjen dialektike mes dijes dhe autoktonisë. Nuk ka dije të tepërt ndaj banimit të njeriut, dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarin”, përfundoi kryeministri.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se sot është një ditë kur publikisht i gjithë vendi i përulet kontributit të mësimdhënësve. Është dita kur secila e secili prej nesh, i madh e i vogël ngrihet në këmbë për të thënë publikisht faleminderit të dashur mësues për punën që e bëni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku ngushëllon familjen Rexhaj për vdekjen e veprimtarit të LDK-së, Musa Rexhaj

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Pejë

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Mbrojtja e Viqentijeviq kërkon dëgjimin e eksperit nga FBI për sulmin në Ibër-Lepenc, kundërshton prokuroria

Hajdari e Avdullahu lirohen nga grumbullimi

Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Detonimi ka qenë i madh, themeli i shtëpisë ka lëvizur

Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Detonimi ka qenë i madh, themeli i shtëpisë ka lëvizur

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën