Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin, ditën e mësuesit.
Presidentja Osmani, tha se 137 vite më parë me ndërtimin e mësonjëtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip.
Tutje ajo tha se mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.
“Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm. 137 vite më parë me ndërtimin e mësonjëtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Derisa, presidentja u shpreh se sa më shumë investime në arsim, siç thotë ajo, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë./teve1.info/