Në Mitrovicë është bërë përurimi i Kampusit Universitar të Universitetit “Isa Boletini”, në 11-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Kampusit Universitar përfshinë disa objekte dhe hapësira të Universitetit të Mitrovicës.
Në këtë ngjarje mori pjesë kryeministri Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u mirëpriten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva.
“Universitetet përveçse hapësira studimi, janë vende ku mendjet formohen dhe idetë kultivohen”, tha kryeministri Kurti, thuhet në komunikatë.
Ndër prioritetet kyçe, siç potencoi kryeministri, është mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës, për nxënësit dhe studentët e vendit tonë, duke ofruar bursa për studentët me notë mesatare të lartë, për studime brenda dhe jashtë vendit, për studentët e komuniteteve e me aftësi të kufizuara, si dhe bursa për vajzat në fushën STEM, si dhe lirim nga pagesa e studimeve 43 mijë studentë të universiteteve publike në vend.
“Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë sonë”, u shpreh kryeministri.
Ndërtimet në këtë Kampus kanë filluar që nga viti 2013. Sot u finalizua faza e katërt e investimeve, të cilat kapin vlerën 6 milionë euro, nga mbi 20 milionë euro sa ishte vlera totale e investimeve.
Këto investime të realizuara dhe të përfunduara, përfshijnë mensën e studentëve e cila ka kapacitet të ushqejë deri në 500 studentë në të njëjtën kohë, me një hapësirë prej 2920 metra katrorë dhe konviktin me një hapësirë prej 7896 metra katrorë, i përshtatshëm për akomodimin e 279 studentëve.
Me këtë rast edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky Universitet është unik në llojin e vet dhe si i tillë e ka vëmendjen e veçantë. Më tej, ajo shtoi se do të vazhdojë që të ofrohet mbështetja e nevojshme nga ana e Qeverisë, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Arsimit siç tha ajo dyert janë gjithmonë të hapura në angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar përformancën në arsimin e lartë.
“Një Qeveri që ofron mbështetjen e merituar për secilën e secilin, një shtet që krijon mundësi që secili të arrijë dhe të realizoj potencialin e tij të plotë, këto janë zotimet që po na prijnë në punën tonë tpërditshme”, ishin fjalët e ministres Nagavci, teksa shprehu urimet dhe përgëzimet e saj për Kampusin universitar.
Fillimisht ky institucion u themelua si Shkollë e Lartë Teknike, në vitin 1961, si një dëshmi e vendosmëri e popullit për arsimim e edukim, ndërsa pas 13 vitesh punë dhe angazhim, u themelua
Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë, i cili ngriti dhe zhvilloi kuadro inxhinierie që u angazhuan në industrinë dhe ekonominë e Kosovës, kombinatin elektroenergjetik të Kosovës dhe atë xehetaro-metalurgjik “Trepça”./teve1.info/