TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GJNP-ja lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
GJNP-ja lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) njoftoi të martën se ka lëshuar fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë, Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

GJNP-ja, me bazë në Hagë, tha se ka arsye të forta për të besuar se dy të dyshuarit janë përgjegjës për “sulme raketore të kryera nga forcat e udhëhequra nën komandën e tyre kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës nga së paku 10 tetori 2022 deri më së paku 9 mars 2023”.

Kjo është vala e dytë e fletarrestimeve për arrestimin e zyrtarëve rusë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në mars të vitit të kaluar, GJNP-ja lëshoi fletarrestime për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për komisionaren e të drejtave të fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova, të akuzuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Kremlini i ka mohuar këto akuza.

GJNP-ja tha të martën se sulmet ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës u shkaktuan civilëve dëme të mëdha.

Kolyash, gjenerallejtënant, është komandant i Aviacionit me Rreze të Gjata Veprimit të Forcës Ajrore të Rusisë. Sokolov është admiral dhe ish-komandant i Flotës së Rusisë në Detin e Zi.

Prokurorët ukrainas e kanë nisur kohë më parë një hetim ndaj dyshimeve për krime lufte, pas një fushate të sulmeve ajrore ruse gjatë dimrit në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Rusia e mohon se e vë në shenjë qëllimisht infrastrukturën civile në Ukrainë, duke pretenduar se sulmet e saj kanë për qëllim t’ia kufizojnë Kievit aftësitë për të luftuar./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

BE-ja kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

BE-ja kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

204 cigare me kanabis kapen në Merdarë, arrestohet një person

Musliu: Dyshja Kurti-Osmani solli krizë dhe paqëndrueshmëri

Musliu: Deri në orën 12:00 Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin, nuk ka më kohë për zvarritje

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letërarrest ndërkombëtar

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: Qeveria bëri hap të rëndësishëm për Ligjin e Speciales, tani radha është e Kuvendit

KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare, vlerëson kontributin gjerman në misionin në Kosovë

KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare, vlerëson kontributin gjerman në misionin në Kosovë

Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë: Dëmet janë të mëdha

Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë: Dëmet janë të mëdha

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Gjermani, Zvicër e Suedi mbahen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën