TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Shkodra: Vlerësim i faktorit shqiptarë nga aleanca atlantike

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Shkodra: Vlerësim i faktorit shqiptarë nga aleanca atlantike

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Selam Shkodra e cilësoi lajm shumë të mirë për shqiptarët hapjen e bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë.

Madje sipas Shkodrës, ky është një vlerësim i madh i faktorit shqiptarë nga aleanca atlantike e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan teve1.info.

“Lajm i mirë për rajonin dhe shqiptarët, për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Veçanërisht është një vlerësim i madh i faktorit shqiptarë nga aleatët, aleanca atlantike të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se në shiqim të parë mund të duket si një bazë ushtarake por është një koncept i sigurisë së përgjithshme. Investimet janë diku rreth 50 milionë dhe mendohet që është ndër bazat që mund të kontrollohet i gjithë deti mesdhe”, tha Shkodra në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Më tej, Shkodra tha se ky vendim është vlerësim edhe për kombin shqiptarë në tërësi.

“Po shihet qartë që Shtete e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë faktorin shqiptarë dhe në tërësi popullin shqiptarë, kombin shqiptarë si i vetmi komb që jeton në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik e që nuk është me përkatësi sllave”, shtoi ai.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u shpreh se rëndësia e saj i tejkalon kufijtë e vendit.

Ai theksoi se baza e re është një element i shtuar sigurie për rajonin, i cili është i rrezikuar nga ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse.

Për rindërtimin e bazës së Kuçovës u deshën 2 vite punime dhe 50 milionë Euro investim.

Baza e Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare dhe në 20 vitet e fundit ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të Forcave të Armatosura. Kthimi në një bazë taktike të NATO-s do t’i japë mjeteve ajrore të aleancës të dislokohen në Kuçovë gjatë operacioneve strategjike në Ballkanin Perëndimor./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën