TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kontigjenti me pesë mijë pako ushqimore vjen nga Turqia

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Kontigjenti me pesë mijë pako ushqimore vjen nga Turqia

Në prag të muajit të Ramazanit, Turqia dërgon një kontigjent me pesë mijë pako ushqimore. Me to do të furnizohen mijëra familje në të gjitha komunat e Kosovës. E shpërndarja filloi në kryeqytet, ku u furnizuan 200 familje nevojtare.

Pakot i kanë renditur para Këshillit të Bashkësisë Islame në kryeqytet.

Të tjerat, ende po i nxjerrin nga kontingjenti.

Të ardhura nga Turqia në Kosovë mëngjesin e së hënës, pakot ushqimore po bëhen gati për shpërndarje.

Me to do të furnizohen 200 familje në Prishtinë.

Në mesin e tyre edhe Roza nga Shkodra, e cila tash e 24 vjet jeton në këtë zonë.

“Kjo pako ushqimore është e nevojshme shumë se shyqyr që po na japin edhe falë, se shko e bleje kushton 50 euro, me çka me i ble as s’kam pension as s’kam social”, u shpreh Roza nga Shkodra.
Edhe për Bahrije Gashin, pakoja ushqimore është më se nevojshme.

“Jam nanë e 16 fëmijëve, Allahu e shpërbleftë këtë donacion kush e ka dhuru për këtë muaj të Ramazanit. Pak pak na del boll, çka me bo”, deklaroi Bahrije Gashi.

Në të gjithë vendin, me pako ushqimore do të furnizohen mijëra familje.

E gjitha kjo, në prag të muajit të Ramazanit.

“Sot na kanë ardhë edhe 5 mijë pako në nivel të krejt Kosovës, ku ne do të bëjmë shpërndarjen këtu nga kryeqyteti – nga Prishtina. Sot do të startojmë me 200 pako për familjet në nevojë”, tha Hetem Sopjani nga Bashkësia Islame në Prishtinë.

Kurse shpërndarja e pakove po bëhet përmes Ministrisë së Kulturës së Turqisë dhe Shoqatës së Vakëfit.

“I falënderojmë vëllezërit tanë që i kemi pranu këto pako ushqimore edhe para muajit të bekuar të Ramazanit. Këto ndihma nuk janë vetëm ushqimore. Do të vazhdojmë natyrisht edhe si Drejtori e Vakëfeve që të ndihmojmë edhe në restaurimin e xhamive në Kosovë”, deklaroi Musa Çelebi – koordinator / ministria e kulturës e Turqisë.

Shpërndarja e pakove ushqimore ka filluar në Prishtinë, Obiliq e Lipjan, për të vazhduar ditët në vijim edhe në komunat tjera të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

“Mobileje, inventar shtëpiak..”  Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte  dhe vëllimore

“Mobileje, inventar shtëpiak..” Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla fajëson opozitën për bllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit

Therret me thikë një person në Prishtinë

Gjilan, një punëtor pëson lëndime të rënda pas rënies nga një lartësi gjatë punës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën