Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në Kongresin e 9-të Evropian të Pushtetit Lokal, i cili po zhvillohet me 4 dhe 5 mars, në Poloni.
Krasniqi në Facebook, tha se në këtë kongres ka prezantuar përvojën, rrugëtimin e Kosovës gjatë decentralizimit si dhe promovimin e të drejtat e komuniteteve jo shumicë.
“Kisha kënaqësinë të marr pjesë në Kongresin e 9-të Europian të Pushtetit Lokal në 🇵🇱 i cili po zhvillohet me 4 dhe 5 mars. Në dy panelet të këtij kongresi kam prezantuar për përvojën, rrugëtimin e Republikës së Kosovës gjatë decentralizimit, duke përmendur hapat e ndërmarrë dhe reformat e përfunduara përmes së cilave Republika e Kosovës ka fuqizuar Qeverisjen Lokale dhe ka promovuar në mënyrë aktive të drejtat e komuniteteve jo shumicë”, ka thënë ai