TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Investimi më madhor i Aleancës në Shqipëri

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Investimi më madhor i Aleancës në Shqipëri

Është hapur sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

Në nisje të ceremonisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se ky është investimi më madhor i NATO-s në Shqipëri.

“Sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës, e cila përbën një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri dhe do të shërbejë si një “bazë ajrore taktike dhe operacionale” për Aleancën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Mbi këtë pistë, MIG-u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Evropës. Ndjenja e krenarisë që sot provojmë është më se e ligjshme, jo vetëm për rezultatin e dukshëm të një ekipi të jashtëzakonshëm ekspertësh dhe teknikësh që kanë punuar ditë e natë për rigritjen e kësaj baze, por edhe për faktin se një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin ti ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive”, u shpreh ai.

Peleshi u shpreh se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të jetë nyje lidhëse për vendet e rajonit.

Gjithashtu, ministri nënvizoi se kjo bazë ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore.

“Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për Forcat tona Ajrore, për të cilat vëmendja dhe investimi nuk do të rreshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullsisë sonë, por edhe të aleatëve tanë. Helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar, te siguruar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Turqisë, janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë. Numri i tyre do të shtohet ndjeshëm, në një të ardhme të afërt. Dhe për këtë qëllim po punohet fort! Konsiderojeni këtë bazë si një pikë strategjike të rëndësishme për operacionet tuaja në mbështetje dhe mbrojtje të paqes, si dhe për misionet dhe operacionet e Aleancës sonë.Por, gjithashtu, kjo bazë ka kapacitetin e nevojshëm për të mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta në përballje me fatkeqësitë natyrore. Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyjë lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst, ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë, por edhe më të përkushtuar se kurrë për të qenë në lartësinë e duhur përballë çdo situate” shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia jep detaje për aksionin në Zubin Potok, pesë persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Policia jep detaje për aksionin në Zubin Potok, pesë persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Aksion i Policisë në Zubin Potok, dyshohet për përdorim të lokaleve për bastore të paligjshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në rastin “Fajdeja”, vazhdojnë hetimet ndaj dhjetëra personave

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan

Ditari:15.01.2026

Ditari:15.01.2026

Prishtina përforcohet më holandezin Mokono

Prishtina përforcohet më holandezin Mokono

Rey Manaj befadon me skuadrën e re, përfundon në Kinë

Rey Manaj befadon me skuadrën e re, përfundon në Kinë

Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme energjetike

Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme energjetike

Policia jep detaje për aksionin në Zubin Potok, pesë persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Policia jep detaje për aksionin në Zubin Potok, pesë persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Aksion i Policisë në Zubin Potok, dyshohet për përdorim të lokaleve për bastore të paligjshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në rastin “Fajdeja”, vazhdojnë hetimet ndaj dhjetëra personave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën