TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rriten çmimet, rëndohet jeta e familjeve me pagë minimale dhe sociale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Rriten çmimet, rëndohet jeta e familjeve me pagë minimale dhe sociale

Jeta është bërë ende më e vështirë për të mbijetuar për familjet në vendin tonë me të ardhur nga kategoritë sociale dhe me një pagë minimale, për shkak të rritjes së çmimeve për produktet bazike.

Familjet me të ardhura minimale, dhe ato me të ardhura sociale nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet mujore për konsum. Madje, shpesh herë detyrohen të futen edhe në borxhe, vetëm të sigurojnë ushqim për familjarët.

Kështu rrëfen qytetari, Bajram Musliu, i cili jeton me gruan dhe katër fëmijët e tij, për çfarë thotë se e ka të pamundur që me 250 euro në muaj të ia dalë që t’i ushqejë dhe mbulojë shpenzimet për anëtarët e familjes. Paga minimale aktualisht në Kosovë për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare është ende 170 euro. Të punësuarit e moshës nën 35 vjet do të marrin pagën minimale në vlerë prej 130 euro.

Musliu derisa kërkon nga qeveria që të rrisë pagën minimale dhe të ardhurat për kategori sociale thekson se nga çmimet e larta që vazhdimisht janë në rritje, rrallë ja dalin të ushqehen me produkte të shëndetshme.

“Çdo personi i kisha kërkuar nëse mund të na ndihmojnë se jam në kushte të vështira, i kam katër fëmijë, dhe gruan, pra vet i gjashti jam. Nuk po mundemi me ja dalë me një social dhe një pension invalidor, e kemi të vështirë. Unë në shtatë muaj a më bie një copë mish, veç çka njerëzit ma sjellin. Edhe fëmija po mbesin të uritur…03:13Çmimet po rriten çdo ditë, dhe me këto nuk po mundemi të ja dalim, hyj borxh të një komshinj ka 100 euro dhe në muaj duhet të ja kthej…03:57 Kërkesa ime është të na ndihmojnë me ushqim …04:15 Nëse e bëjnë rritjen (e çmimeve) të ushqimit, atëherë le t’i rrisin pensionet, nëse nuk mund ta zbresin ushqimin, t’i rrisin pensionet. Së paku 200 euro me marrë unë një pension, dhe është pikëpyetje nëse mund të ja dalë…(duke blerë) gjitha për barna po shkojnë…Dytë jemi të sëmurë (edhe gruaja)”, rrëfen Musliu.

Në pamundësi të sigurojë ushqim për fëmijët, Musliu tregon një rast kur i është sëmurë vajza si shkak i urisë, derisa shton, se e njëjta nuk kishte mundësi të vazhdojë mësimin.

“Çika e vogël në klasë të katërt, një ditë ka shkuar mësuesja e saj, e ka sjellë tek shtëpia duke qajtur prej dhimbjes së barkut, pa hëngër e pa pirë. Mësuesja ja ka dhënë 150 euro ndihma”, tregon ai.

Se shteti duhet të ndërmarrë veprime konkrete për t’i dalë në ndihmë qytetarëve krahas inflacionit, e thonë edhe njohës të ekonomisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, konsideron se institucionet e vendit duhet të ndërmarrin masa efikase në mënyrë që t’ua lehtësojnë barrën qytetarëve karshi luftimit të inflacionit tek produktet e konsumit.

Rafuna duke folur për çmimet e larta, thotë se një shportë me ushqime për familjen e cila është blerë 500 euro në vitin e kaluar, këtë vit nuk mund të blihet me 700 euro.

“Ne kemi bërë thirrje ndaj institucioneve të vendit që të ndermirën masa në mënyrë që qytetarët të ju lehtësohet sa më shumë jeta në kuptimin e luftimit, kur e kishim inflacionin, por edhe tani, për shkak se vlera e parasë ka humb, nuk është vlera e njëjtë. Një shportë për familjen e cila është blerë 500 euro për vitin e kaluar, këtë vit nuk mund ta blesh me 700 euro. Kështu, qeveria duhet të ndërmarrë masa që qytetarëve me ua rritë vlerën e parasë nëpërmjet rritjes së pagave, por edhe nëpërmjet masave tjera që sjell deri në një nivel”, thotë Rafuna./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, protesta e opozitës zhvendoset në Kuvend

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, protesta e opozitës zhvendoset në Kuvend

Majlinda Kelmendi e suksesshme edhe si trajnere e xhudos, ia sheh ‘hajrin’ edhe Shqipëria

Majlinda Kelmendi e suksesshme edhe si trajnere e xhudos, ia sheh ‘hajrin’ edhe Shqipëria

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0

City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Turpërohet Presidenti i Lazios, i publikohet telefonata që e përfshin trajnerin Sarri

Turpërohet Presidenti i Lazios, i publikohet telefonata që e përfshin trajnerin Sarri

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën