TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtari i NATO-s: Një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin rajonal

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyrtari i NATO-s: Një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin rajonal

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, gjeneral brigade Giampiero Romano, në një intervistë për “European Western Balkans”, ka thënë se në Kosovë situata është e qetë, por mbetet e brishtë.

Megjithatë, Romano ka thënë se s’ka pasur përparim të vërtetë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai tha se rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990, ndonëse thekson se ka ende arsye për shqetësim.

“Në Kosovë situata është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne pamë rritje të tensioneve dhe dhunës vitin e kaluar, duke përfshirë sulmet e paprovokuara dhe të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it majin e kaluar, dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e kaluar. Gjithashtu nuk ka pasur përparim të vërtetë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të riangazhohen me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE”, deklaroi Romano.

Romano u pyet edhe për shitjen e “Javelin”-ëve amerikanë për ushtrinë e Kosovës.

Ai tha se “këto janë vendime për të cilat duhet komentuar institucionet në Kosovë dhe ShBA”.

Në të njëjtën kohë, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme.

“Ne mirëpresim hapat e fundit pozitivë për targat dhe zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, deklaroi Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, gjeneral brigade Giampiero Romano.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Policia publikon të dhënat për monitorimin elektronik të urdhrave mbrojtës

Vigan Qorolli u zgjodh kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion

Vigan Qorolli u zgjodh kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për sulm

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për sulm

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

​180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve

​180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve

OVL-UÇK thërret konferencë për media

OVL-UÇK thërret konferencë për media

KOS-CERT ndanë me qytetarët linkun për të rikthyer llogaritë në WhatsApp

KOS-CERT ndanë me qytetarët linkun për të rikthyer llogaritë në WhatsApp

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën