TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Blerim Syla: Kurti me vendimin e sotëm do që të blejë kohë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Blerim Syla: Kurti me vendimin e sotëm do që të blejë kohë

Syla në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti me vendimin e sotëm do që të blejë kohë.

“Çdo para e cila ju jepet dikujt është e mirëseardhur, mirëpo nëse i jepet vetëm për një muaj siç e përmendi Kurti, me të vërtet është një diçka e cila është vetëm me ble kohë. Kur them me ble kohë e them me bindje të plotë sepse Kurti është i vetëdijshëm dhe kabineti i tij që do të ballafaqohen me kriza sociale dhe me reagime sindikaliste, siç është SBASHK-u dhe me siguri do t’i bashkëngjiten edhe të tjerë”, ka thënë ai.

Ai thotë se janë dy elemente të cilat e kanë shtyer Kurtin të marrë këtë vendim, e ku përmendi Trustin e që tha se Qeveria nuk është e aftë të debatojë e as të tregojë se çfarë mendon sa i përket tërheqjes.

“Janë dy elemente kruciale ndoshta pse e kanë shtyer Kurtin. E dini se është duke u diskutuar me të madhe tërheqja e trustit, për të cilën qeveria as nuk është e aftë të debatojë e as të tregojë se çfarë mendon. Duhet të marrin përgjegjësi edhe për humbjet e parave të tona që po bëhen në trust. Shteti është një diçka shumë më e madhe sesa dëshira e dikujt për të qenë ministër. Dhe e dyta kjo ndarja nga 100 euro. Nëse kishin thënë që po ia  krejt popullatës për kokë banori po ia ndajnë nga 100 euro do ishin pak si më okej. Megjithatë, në e shoh blerje e kohës nga ana e qeverisë”, tha Syla.

Ai thotë se nuk është keq që janë ndarë 100 euro, teksa ka një pyetje për Kurtin se mbas një muaji a do të zbresin çmimet që kanë qenë para një muaji.

“Një tendencë që të shtyhet problemi. Nuk është keq që janë ndarë nga 100 euro, mirëpo të thuash që për një muaj po i japim unë dua të pyes Kurtin se mas një muaj a do të zbresin çmimet që kanë qenë para një muaji”, deklaroi Syla. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën