Një batanije është kujtimi i vetëm që ka mbetur në vendin ku u zhvillua beteja kundër forcave serbe.
Rrahman Qallapeku, këtë ditë para 23 vjetësh së bashku me ushtarët e tjerë kishin luftuar 10 orë pa ndërprerë.
E fundi i tyre ishte në këtë vend.
“Kemi qenw tw pozicionuar nw tri pika, përfundimi na ka ardh kwtu se me tenkë e me alteri tw rwndw s’kemi pasw qysh me u mbrojtw, veç nw këtë vend”, tha Rrahman Qapalleku, luftëtar në kwtw betejë.
Me dhimbje e pikëllim, Rrahmani tregon momentin më të vështirë të asaj dite.
Edhe ish-Komandanti i Brigadës 113, Naim Bazaj 12 prillin e kujton si një ndër ditët më të vështira.
Por pavarësisht humbjeve nga radhët e UCK-së, edhe forcat serbe kishin mbetur të dëmtuar nga kjo betejë.
“Ajo ditë është e rwndw për kompaninë tonë, për Brigadën 113 edhe për Zonën Operative të Drenicës edhe për twrw UÇK-në, nw nivel tw Kosovës. Sepse me t’u vra 5 dëshmorë ose që ishin gjithsej 11 aty, domëthwnë 7 kanë qenë civilw, nw mbrotje tw popullatës. Aty është bwrw njw luftë e ashpër, edhe mund tw them që edhe mediat serbe kanë raportu që e kanë pas njw humbje shumë të madhe në këtë betejë”, tha ai.
Brigada 113 “Mujë Krasniqi” kishte 170 ushtarë, e ku 17 prej tyre kishin rënë dëshmorë.
Raporti i gazetares Valëza Sylejmani.