Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar për grabitje, raporton teve1.info.
“Sot nga njësite të stacionit Policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.-A. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim ( 3 vite e 6 muaj) , për veprën Grabitje”, thuhet në komunikatë.
Tutje, thuhet se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit./teve1.info/.








