U mblodhën për një mbledhje të Jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
E pikë e vetme e rendit të ditës ishte shkarkimi i kryesuesit, Pëllumb Bajqinovci.
Mirëpo në Sallën e Kuvendit, përveç drejtorëve të drejtorive të kësaj komune, munguan edhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë nuk vonoi e në sallë erdhi i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Para se të fillonte procedura e votimit, Rama bëri një thirrje të pranishmëve.
“Ju lutem dilni jashtë lëvozhgës partiake…Mos e votoni shkarkimin e…”, u shpreh kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Pas kësaj, Rama së bashku me kryesuesin lëshuan sallën e kuvendit.
Ndërsa nga 34 anëtarët e pranishëm, përfaqësuesit e legjislativit morën fjalën.
“Nuk është askush i ekzekutivit…”, deklaroi Gëzim Sveçla.
E situatën e krijuar në Kuvendin Komunal, PDK e quajti bllokuese.
“Më shumë ka pas seanca të jashtëzakonshme…Nuk e ka respektuar as qytetarin, as vetveten, as partnerin. Me 8 shkurt janë nda rrugët mes neve..dhe ishte pikërisht interesi publik ai që na
ndau…”, tha Leotrim Retkoceri nga PDK.
Ndërsa NISMA zgjodhi të kritikojë PDK-në.
“Kur e keni pa që sondazhet…”, tha Endrit Zabërgja nga NISMA.
Pas kësaj u formua Komisioni prej tre anëtarëve.
E secili anëtar i pranishëm e dha votën e tij të fshehtë.
Nga 33 anëtarët sa mbetën në sallë, me vota absolute, u shkarkua kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.
Ky i fundit ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.
Ndërkaq votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.