TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpresa për një armëpushim të përkohshëm në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

Mediat izraelite njoftuan të dielën se ndërmjetësuesit po shënojnë përparim lidhur me arritjen e një armëpushimi disa javor mes Izraelit dhe Hamasit, lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë si dhe të palestinezëve të burgosur në Izrael.

Kabineti izraelit i luftës u mblodh të shtunën për të diskutuar mbi propozimin, por nuk pati një njoftim zyrtar rreth asaj që ishte vendosur.

Një sërë mediash izraelite, të cilat cituan zyrtarë pa i identifikuar ata, njoftuan se kabineti e kishte miratuar teknikisht marrëveshjen dhe se Izraeli do të dërgonte një delegacion në Katar për bisedime të mëtejshme.

Hamasi thotë se nuk është përfshirë ende në propozimin e fundit të hartuar nga Shtetet e Bashkura, Egjipti dhe Katari, por përmbajtja e njoftuar e marrëveshjes përputhet gjerësisht me kërkesat e mëparshme, për fazën e parë të armëpushimit. Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ishte në Kajro gjatë javës së shkuar.

Izraeli, ndërkohë, po planifikon zgjerimin e ofensivës në qytetin jugor Rafah, në kufi mes Gazës dhe Egjiptit, ku është zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se ofensiva do të ishte katastrofë për banorët e zhvendosur. Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë lëndimin e civilëve.

Sulmet e ashpra vazhduan edhe të dielën në veri të Gazës. Banorët njoftuan për luftime të ashpra në lagjen Zaytoun, në qytetin e Gazës./ap

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Trump: Negociatorët amerikanë në Pakistan të hënën për bisedime me Iranin

Pakistani bën thirrje për zgjatje të armëpushimit SHBA-Iran

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja të përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja të përjashtojë nga grupi parlamentar

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën