Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut.
Bajqinovci përmes një video ka thënë se Kosova po forcohet edhe në Veri të vendit, pasi janë vendosur targat RKS, banorët e asaj pjese janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet.
“Shteti i Kosovës po forcohet edhe në këtë pjesë të territorit duke e shtrirë sovranitetin. U vendosën targat RKS, banorët e veriut janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet”, thekson ai ndër të tjera në videon e publikuar në platformën X.
Megjithatë, ai ka adresuar edhe kritika për mungesë të të arrestuarve dhe të ngritjes së aktakuzave për sulmet ndaj institucioneve të Kosovës në këtë pjesë të vendit.