TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Sivjet aplikojmë në Bashkimin Evropian

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Sivjet aplikojmë në Bashkimin Evropian

Kurti ka folur gjatë për reformat, të arriturat, dhe politikën e jashtme se si ka avancuar Kosova, derisa ngecjet ua ka faturuar qeverive të kaluara

“Më 22 mars 2021, kur filluam këtë mandat, politikën e jashtme e gjetëm në gjendje të vështirë, nuk pati qasje të barabartë në bashkëpunimet bilaterale. Nuk pati përgatitje për aplikim në organizata ndërkombëtare, asnjë strategji për shtetet që nuk na kanë njohur. Shërbimi i jashtëm ishte në gjendje të rënduar. Pas një viti kemi situatë rrënjësisht tjetër. Kosova ka përfaqësim dinjitoz”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kurti tha se po ashtu, “Kosova ka intensifikuar raportet me partnerët”.

“Kosova ishte pjesëmarrëse e Defender Europe 2021. Ishim krah ushtarëve amerikanë. Kemi strehuar refugjatë afganë e kemi hapur dyert për refugjatë ukrainas, duke u rreshtuar me partnerë botërorë. Në gjysmën e dytë të 2020 dhe gjysmën e parë të vitit 2021 impenjimi kryesor ishte për gjetjen e vaksinave anti COVID. Humbëm kohë sepse qeveria e kaluar nuk kishte punuar që të gjente vaksina. Qeveria jonë punoi dhe doli e suksesshme. Sot kemi përqindjen më të ulët të vdekjeve në rajon, dhe përqindjen më të lartë të vaksinimit”, tha Kurti.

Kurti po ashtu foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për herë të parë, Kosova u ul në tavolinën e dialogut me Beogradin, nga takimet e kaluara të fshehta, u kthyem në proces transparent që ka synim njohjen reciproke. Këtë për herë të parë e thanë edhe nga BE-ja se dialogu ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Kurti.

“Kemi realizuar numër të konsiderueshëm të vizitave bilaterale, ku e kemi përfaqësuar politikën e Kosovë. Mbajtëm takime të ndara me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë e Maqedonisë Veriore. Shpresojmë, edhe me Malin e zi. MPJD e ka rikthyer në vëmendje praktikën e konsultimeve mes ministrive. Kjo ka ndikuar në thellim të marrëdhënieve diplomatike. MPJD ka përpiluar strategji për vendosjen e marrëdhënieve mes shteteve që nuk na njohin. Serbia ka bërë fushatë mbi 30 shtete për çnjohje, por pa sukses. Përkundrazi Kosova ka filluar vendosjen e raporteve me vende të reja, siç ishte Timori”, tha Kurti.

Këtu ritheksoi se “E kemi bërë publikisht të ditur se sivjet aplikojmë në Bashkimin Evropian”.Kurti tha, se më në fund, po vendoset ligjshmëria në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz në Gjilan

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Deçan

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

ATK zbulon 157 punëtorë të padeklaruar në Kosovë

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Gjilan

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz në Gjilan

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Deçan

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

ATK zbulon 157 punëtorë të padeklaruar në Kosovë

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Gjilan

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person në Skenderaj

​Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

​Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia jep detaje për vdekjen e nxënësit i cili u gjet në lumin e Gadimes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën