TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari Kurtaj: Nuk e di si është bërë Shukri Buja komandant i Zonës Operative në Nerodime

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dëshmitari Kurtaj: Nuk e di si është bërë Shukri Buja komandant i Zonës Operative në Nerodime

Dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZSP) me kodin W04576, Hajrush Kurtaj, po vazhdon dëshminë e tij edhe të enjten në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kurtaj tha se nuk e di si është bërë Shukri Buja komandant i zonës Operative në Nerodime.

Dëshmitarin po vazhdon ta marrë në pyetje avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, i cili në fillim të pyetjeve të tij u fokusua te kyçja e dëshmitarit në UÇK, emërimet e komandantëve të Brigadës 162 në Kaçanik, për strukturën e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes dhe komandantin e kësaj zone, Shkuri Buja.

Dëshmitarit tha se në UÇK është kyçur vullnetarisht dhe se lidhur me kyçjen e tij, ai ka diskutuar me vëllanë e vet, Xheladin Kurtaj, që sipas tij tani është Hero i Kobit dhe me komandantin e atëhershëm të Brigadës 162, Agim Bajramin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas dëshmitarit, ai nuk ka pasur njohuri deri pas lufte për strukturën e UÇK-së në Nerodime dhe as si ishte emëruar komandant i saj Shukri Buja.

Po ashtu, Kurtaj tha se nuk e di si dhe kush e kishte emëruar Agim Bajramin komandant të Brigadës 126, dhe as Qamil Ilazin që e zëvendësoi Agim Bajramin pas rënies së tij në fushëbetejë.

Ashtu si dje, edhe sot seancën përmes video-lidhjes është duke e përcjellë gjykatësi Christoph Barthe dhe Jakup Krasniqi.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KDI kundërshton shqyrtimin me urgjencë të projektligjit për Byronë, shkelje e rregullores

KDI kundërshton shqyrtimin me urgjencë të projektligjit për Byronë, shkelje e rregullores

Seanca për energjinë elektrike – Përplasje verbale mes deputetësh në diskutimet për rrymën

Seanca për energjinë elektrike – Përplasje verbale mes deputetësh në diskutimet për rrymën

I lënduari nga rrëzimi i vinçit po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë

I lënduari nga rrëzimi i vinçit po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë

Vrasja e Liridona Ademajt – Murseli e Plava me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vite

Avokati i familjes Ademaj: Familja e Liridonës do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve

Avokati i familjes Ademaj: Familja e Liridonës do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve

Krisma e armës dhe të qarat e fëmijëve – çka u shfaq që gjyqin për vrasjen e Liridona Ademaj?

OKB në Kosovë përshëndet aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt: Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj dhe familjes

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën