Një vajzë është gjetur mbrëmë pa shenja jete në skaj të rrugës, më konkretisht në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë.
Sipas policisë viktima është një shtetase e huaj dhe rasti është duke u hetuar.
“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të një viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./teve1.info