TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Nuk mund të shpallim raund të ri të bisedimeve

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
BE: Nuk mund të shpallim raund të ri të bisedimeve

Pas vendimit të Kosovës për dinarin serb, Presidenti Aleksandar Vuçiq kishte kërkuar që kjo cështje të diskutohet në Bruksel. Por nga BE-ja u përgjigjën duke thënë se aktualisht, nuk mund të ofrojnë një rund të ri të bisedimeve. E njohësit e fushës thonë se s’ka çfarë të diskutohet aktualisht, vecse zbatim të marrëveshjeve të arritura.

Vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, ka nxitur reagime të shumta nga në Serbi.

Së fundmi presidenti serb Aleksandar Vuçiq kërkoi që këtë çështje ta shtrojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Por zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se në këtë moment nuk mund të shpallin një rund të ri të dialogut të nivelit të lartë.

“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund ta shpallim një dialog të mundshëm të nivelit të lartë. Nuk mund të flasë për atë që Vuçiq, nuk ka asgjë më shumë për të deklaruar përveç asaj që ka prezantuar Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Mynih”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Tëvë1 i ka dërguar pyetje BE-së se çfarë hapash pritet të merren në vazhdim sa i përket këtij procesi, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

E profesori universitar Dritëro Arifi vlerëson se aktualisht nuk ka se çfarë të diskutohet mes dy palëve, vecse të implementohen marrëveshjet e arritura.

Por njohësi i çështjeve politike Albinot Maloku thotë se është larg fundi i procesit të dialogut, për shkak se mungon marrëveshja për njohje reciproke në qendër.

Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga Qeveria e Kosovës nëse do të pranonin një takim të nivelit të lartë në Bruksel, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti merr pjesë në seancën plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin

Kurti merr pjesë në seancën plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Guardiola mund të rikthehet emërohet trajner i Amerikës

Guardiola mund të rikthehet emërohet trajner i Amerikës

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Bayerni monitoron Grudën

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën