Ish-ushtari Bartetzko ka publikuar një foto nga atje, duke e përmendur edhe lokacionin në Bucha.
Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve – në Kroaci dhe në Kosovë.
Kujtojmë se varreza masive, trupa të pajetë të shtrirë në rrugë u panë në masakrën që ka ndodhur nga rusët në qytetin e shkatërruar pas çlirimit, Buchës.
Vendet ndërkombëtare kanë reaguar për mizoritë e zbuluara pasi forcat ruse u tërhoqën nga periferia e Kievit, Bucha.
Kryebashkiaku i Bucha tha se të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive./Albinfo.ch