TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Pavarësisht se pritjet i kishin për një buxhet më të madh, Këshillit Kombëtar Shqiptar, së fundmi e befasoi shuma që qeveria serbe ia ndau për vitin 2024. Këta të fundit ndanë buxhet më të vogël për pakicën shqiptare në Serbi, gjë që e rrezikon funksionimin e këtij Këshilli, por thonë se sytë i kanë nga Qeveria e Kosovës, e cila premtoi ndihmë për shqiptarët në Luginë.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lugina e Preshevës

Mbi 130 mijë euro ishte buxheti i kaluar.

Por, Qeveria e Serbisë për vitin 2024, Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ia ndau buxhetin me të vogël.

E një vendim të tillë, kryetari i këtij këshillit, Nevzad Lutfiu, thotë se nuk e kishin pritur.

Në vitin 2022, shqiptarët dolën në regjistrim me një numër jashtëzakonisht të madh dhe ashtu sic është e rregulluar edhe me ligj dhe ashtu sic na është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Qeverisë, që Këshilli Kombëtar Shqiptar për këtë vit do të ketë buxhet dukshëm më të rritur sesa vitet paraprake, por këtë muaj ne u befasuam me vendimin e Qeverisë, në fakt të Ministrisë për të Drejtat e Minoriteteve, ku në vend se të rritet buxheti, ai është ulur, thotë ai.

Lutfiu thotë se për këtë çështje, janë befasuar edhe pala ndërkombëtare.

Ndërsa, tregon arsyetimin që ua dha qeveria serbe.

“Një nga kriteret kryesore të përcaktimit të buxhetit, është edhe numri i popullsisë. Në vitin 2011, shqiptarët në Serbi e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe që nga ai moment deri në vitin 2022, është marrë një numër shumë simbolik i shqiptarëve, ku është përcaktuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në arsyetimin që na është dhënë neve, na kanë thënë që jo vetëm pakicës shqiptarë, por edhe pakicave të tjera i është ulur buxheti, por ky arsyetim normalisht që nuk i fort”, shprehet Lutfiu për Tëvë1.

Lutfiu shtoi se ulja e buxhetit do ta vështirësojë funksionimin e Këshillit.

Për këtë, tha se sytë i kanë nga Qeveria e Kosovës.

E këta të fundit, përmes një përgjigje me shkrim, thonë se nuk do t’ua kthejnë shpinën shqiptarëve të Luginës.

“Pasur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, thotë Klisman Kadriu, këshilltar politik i zv/kryeministrit, Besnik Bislimi

Ne fund, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se buxheti i ndarë për këtë vit për shqiptarët në Luginë, është 3 milionë euro, dhe ka njohur rritje për nga 1 milionë, çdo vit, që nga 2021.

Tags: Keshilli Kombetar i Lugines se Preshevendihma nga Qeveria e KosovesSerbiaulje e buxhetit
ShareTweet

Postime të ngjashme

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarit të një kompanie

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Në LVV shpresojnë që nesër do të votohet edhe Qeveria Kurti 3

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Në LVV shpresojnë që nesër do të votohet edhe Qeveria Kurti 3

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën