Lidhjen e saj me Kosovën e tregoi në mënyrë të veçantë.
Nga zemra e çarshisë në Shkup, Zubejda Murtezi -Fazliu, për 16 vjetorin e Pavarësisë hartoi modelin e shalleve me flamurin shtetëror. Se si erdhi deri tek kjo simbolikë, tregon vet hartuesja e idesë. E një shtysë edhe më e madhe për Zubejdën që të merret me këtë punë është prejardhja e saj nga Kosova.
“Për shkak që biznesin e udhëheqim bashkë me bashkëshortin, ideja fillestare ka qenë e të dyve, madje pak më shumë e tij dhe kur ma ka përmend më ka pëlqyer shumë pasi edhe unë vet jam me rrënjë kosovare, e kam përkrahë, e kemi dhënë maksimumin që kjo ide me dalë ashtu siç e kemi mendu”, thotë Murtezi-Fazliu.
Ndërsa tregut kosovar Murtezi-Fazliu i ka dhënë tre lloje të shalleve.
“Sigurisht se Kosova është vendi me të cilin ne bashkëndjejmë për çdo rrethanë, për çdo ditë gëzimi apo qoftë ditë mërzie e hidhërimi, kështu që ne e kemi pa si mundësi shumë të mirë që përmes këtij projekti me i ofru diçka të re tregut kosovar. Janë tre shalla të cilat ne i kemi lansu edhe janë prodhimi ynë dhe mbajnë emrin tonë, Allshaëls”, thotë ajo.
Ndërsa kjo risi u prit mirë edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“E kanë prit shumë mirë, ka qenë diçka e re edhe për Maqedoninë sepse nuk ka pas diçka të tillë deri tani, kështu që është prit shumë mirë dhe i kanë kalu pritshmëritë tona”, tregon Murtezi-Fazliu
AllShawls operon në çarshinë e Shkupit që nga viti 2022.