TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ratifikimi i marrëveshjes me Kosovën, Manastirliu: 30 bursa për studentët e Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Afër 100 mijë të rinj kosovarë as në shkollë e as në punë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje përparon bashkëpunimin dypalësh dhe hapë rrugën për ndërtimin e urave të reja të njohurisë dhe inovacionit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

“Kjo është një marrëveshje, e cila do të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe përcakton një seri bashkëpunimesh dhe partneritetesh me Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të vendit tonë. Palët, të cilat janë në këtë marrëveshje inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin mes komuniteteve akademike dhe gjithashtu do të thellohet bashkëpunimi duke inkurajuar pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta të BE dhe në programet e UNESCO apo programe të tjera të cilat kanë interes dypalësh”, tha ministrja Ogerta Manastirliu, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, shkruan TVKlan.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qeveritë e të dyja vendeve lehtësojnë lëvizshmërinë e studentëve duke ofruar bursa për studime nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të ndihmojë në eliminimin e barrierave financiare për studentët dhe do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore të dy vendeve.

“Një tjetër risi që vjen nga kjo marrëveshje është programi i lëvizshmërisë së studentëve, ku do të mundësohet dhënia e bursave. Dhe do të jenë studentë të Kosovës por edhe të Shqipërisë sepse kjo është një marrëveshje reciproke, ku do të mundësohet dhënia e 30 bursave në vit për studentë në cikle të ndryshme studimi, që do të duan të studiojnë në Shqipëri në programe të ndryshme. Do të ketë një proces vlerësimi nga Njësitë e Arsimit të Lartë dhe komisione ad-hoc, të cilat do të përcaktojnë kriteret dhe procedurat për sa i përket përfitimit të bursave që parashikon kjo marrëveshje”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje lehtëson procedurat për njohjen reciproke të certifikatave dhe diplomave, duke i dhënë studentëve dhe profesionistëve mundësinë për të ndërtuar karrierën dhe për të ndarë njohuritë në një spektër më të gjerë gjeografik. Për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, do të formohen grupe pune të dedikuara që do të monitorojnë progresin dhe do të identifikojnë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit tonë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Tags: bursaOgerta Manastirliustudentë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Belgjika eliminon Senegalin

Belgjika eliminon Senegalin

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën