TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

23 aktakuza për krime lufte në Kosovë brenda 3 viteve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
23 aktakuza për krime lufte në Kosovë brenda 3 viteve

Gjatë viteve 2020-2023 në Kosovë janë ngritur gjithsej 23 aktakuza për krime lufte.

Këtë e bëri të ditur Fondi për të Drejtën Humanitare në diskutimin me temën “Ngritja e kapaciteteve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë” të mërkurën.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se rekomandim i vazhdueshëm mbetet ngritja e kapaciteteve për hetimin e krimeve të luftës.

Prokurori special, Ilir Morina, deklaroi se ngritja e kapaciteteve të institucioneve paraqet sfidë të vazhdueshme. Ai u shpreh se aktualisht po punojnë me tre prokurorë, pas pensionimit të prokurores speciale, Drita Hajdari.

“Ne po mundohemi që t’i rrisim kapacitetet. Nga viti 2018 deri në vitin 2020 ka qenë një periudhë tranzitore për pranimin e lëndëve. Në vitin 2020 ka qenë pandemi. Ne vitin 2020 është miratuar strategjia për hetimin e krimeve të luftës, ku janë caktuar katër prokurorë për hetimin e krimeve të luftës. Kemi filluar të pranojmë lëndë të reja. Sfida e parë ka qenë që përveç transferimit të lëndëve, nuk ka pasur transferim të praktikave, ka munguar përvoja dhe tani me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë, kemi arritur që të krijojmë një kapacitet të konsolidueshëm”, tha ai.

Ai tregoi edhe numrin e aktakuzave që janë ngritur nga periudha që kanë marrë kompetencat për hetimin e krimeve te luftës.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2019 janë ngritur 12 aktakuza ndaj 13 personave. Nga viti 2020 deri në fund të vitit 2023 janë ngritur 23 aktakuza ndaj 76 personave”, shtoi ai.

Edhe gjyqtari Valon Kurtaj nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se sfidë është ngritja e kapaciteteve. Ai përmendi gjykimin në mungesë për të cilin tha se është hap i rëndësishëm pozitiv.

Ndërkaq, Bashkim Spahiu nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës theksoi se janë 32 zyrtarë që merren me raste hetimore. Ai teksa foli për sfidat, u shpreh se ka kaluar kohë e gjatë prej luftës së fundit në Kosovë dhe shumë gjurmë kanë humbur./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Vranidoll

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Vranidoll

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Kjo është pija që djeg kaloritë

Kjo është pija që djeg kaloritë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën