TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet që të mbyllen edhe 25 komuna tjera paralele

by Doresa Geci
3 vjet ago
0
A A
Kërkohet që të mbyllen edhe 25 komuna tjera paralele

Pas mbylljes së katër komunave paralele nga institucionet e Kosovës, ekipi i Tëvë1 ka qëndruar në fshatin Vranisht të Dragashit dhe në fshatin Osonja të Istogut. Banorët atje të komunitetit serb nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa ish zvëndësministri i punëve të brendshme, Selami Shkodra ka thënë që duhet mbyllur të gjitha institucionet paralele që funksionojnë në sistemin serb.

Nuk ngjanë aspak në një institucion komunal.

Por në këtë vend për vite të tëra kanë funksionuar komuna paralele serbe.

Kjo shtëpi në fshatin Vranisht të Dragashit ka shërbyer për lëshimin e dokumenteve serbet.

Por që më shumë se një javë, asaj i është vendosur dryni nga Policia e Kosovës.

Deri në ditën e premte, qytetarët serbë, të komunë së e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit patën mundësi të marrin shërbime komunale në objektin prapa meje, por Qeveria e Kosovës vendosi të mbyll këto komuna paralele serbe këtu në fshatin Vranisht të Dragashit, pasi funksionin jashtë ligjshme.

E shiriti i Policisë së Kosovs iu vendos edhe këtij objekti në fshatin Osojna të Istogut.

Punonjësit të cilët shërbyen në këtë komunë, nuk ishin të hënën brenda hapësirave të këtij objekti.

Për vite me radhë objekti prapa meje shërbeu si komunë paralele për serbët e Istogut. Por që nga e premtja, Qeveria e Kosovës, e mbylli këtë objekt pasi funksiononte jashtë ligjshme .Banorët e fshatit Osojan nuk deshën të komentojnë vendimin e Qeverisë.

E për të parë se si është situata pas mbylljes së komunës, këtu erdhën edhe zyrtarët e KFOR-it.

Kurse banorët e këtij fshatit nuk deshën të flasin për këtë çështje.

“Për Zotin, nuk e di, është e mbyllur. Gjeje dikënd nga komuna! Nuk e di, unë nuk punoj në komunë”.

“Unë punoj në postë. E kemi të ndaluar të japim deklarata”.

“Nuk e di, pyetni dikënd, vërtet nuk e di.Më falni, nuk e di”.

E të premten u mbyll edhe komuna paralel në Videjë të Klinës e Gorazhdevc të Pejës.

Por në Kosovë ka ende komuna tjera paralele që funksionojnë.

Sipas sistemit serb, në Kosovë funksionojnë 29 komuna, ku përveç këtyre që u mbyllen funksionale janë në Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Bajam Vërbovci, Priluzha, Plemetini, Uglara, Graçanica, Lipjani, Prekoci, Shilova dhe Shtërpca.

Prandaj për këtë po kërkohet që Qeveria e Kosovës të mbyllë këto institucione.

Tëvë 1 i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Pushtetit Lokal si dhe Policisë së Kosovës në lidhje me komunat tjera paralele që funksione në Kosovë, por deri në transmetimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Burri dhe gruaja rrihen mes vete në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Burri dhe gruaja rrihen mes vete në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prishtinë

Dy të vdekur e 27 të lënduar në 24 orët e fundit nga aksidentet në trafik

Dy të vdekur e 27 të lënduar në 24 orët e fundit nga aksidentet në trafik

PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Shtrenjtohet nafta për 1 cent, sot kushton 1.76 euro për litër

Zjarr në një hotel në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Zjarr në një hotel në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën