TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Durmishi paraqet keqpërdorimet për patent shofer: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Durmishi paraqet keqpërdorimet për patent shofer: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka prezantuar të premten disa të gjetura për keqpërdorime në njësitë për patent shofer në Kosovë.

Durimishi gjatë një konference për medie tha se dyshimet janë se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale.

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

“Detyra jonë është që t’i luftojmë fuqishëm këto dukuri dhe për çdo dyshim më të voglin të marrim masa dhe t’i njoftojnë organet e drejtësisë. Pajisja me patent shofer me metoda korruptive është krim. Pasi ata shofer që sot po flasim ndodhen në komunikacion, rrezikojnë veten dhe jetën e të tjerëve. Shumica e aksidenteve po bëhet për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik, prandaj lufta jonë ndaj atyre që janë të përfshirë do të jetë e pa kompromis”, tha Durmishi.

Ministri Durimishi duke folur për të gjeturat në njësitë për patent shofer tha se dyshimet janë se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta…”, u shpreh ai.

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

“Gjatë monitorimit jemi informuar që të njëjtit kanë vizituar disa njësi të ndryshme si në Prizren, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi has në keqpërdorime të ndryshme, por në njësinë e patentë shoferëve në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë gjatë vitit 2023 që kishin kaluar provim praktikë në kategorinë B, C dhe C1 e të gjithë këta kandidatë kanë qenë nga qytete të ndryshme të Kosovës ku prin Podujeva, Malisheva, Gjilani, Drenasi, Kamenica, Fushë Kosova, etj. Ka raste kur ka rënë 10 herë në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.

Ndryshe, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

Konjufca: Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike, besoj se krerët do të kthehen në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën